“Siguri e nivelit të lartë për infrastrukturat kritike” - Më tepër kërkesa në marrëveshjet me palët e treta. Plane emergjence për sulmet kibernetike
Infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të informacionit do të zbatojnë disa masa të reja për të përmirësuar sigurinë e tyre kibernetike. Bëhet fjalë për sistemet e OSHEE, OST, KESH, bankave tregtare, spitaleve, ministrive dhe institucioneve të tjera shtetërore e jo shtetërore, të cilat në rast se përjetojnë një sulm kibernetik, sjellin dëme të mëdha për shoqërinë.
Për këtë arsye do të vendoset një politikë sigurie e nivelit të lartë dhe krijohet një strukturë e përshtatshme e roleve për menaxhimin e sigurisë së informacionit.
Më tepër kujdes do të tregohet edhe kur këto institucione hyjnë në marrëveshje me palë të treta, ku do të ketë kërkesa të shtuara sigurie ndaj tyre, duke përfshirë konfidencialitetin dhe transferimin e sigurt të informacionit. Kjo bëhet me qëllim që marrëdhëniet me palët e treta të mos ndikojnë negativisht në sigurinë e rrjeteve të komunikimit e të sistemeve të informacionit.
Por cilat janë masat e tjera që do të ndërmerren?
Një vëmendje e veçantë i është dhënë ndërgjegjësimit dhe trajnimit të punonjësve të ministrive dhe infrastrukturave të tjera kritike, përmes programeve të dedikuara për sigurinë kibernetike. Gjithashtu, do të testohen edhe njohuritë që ata kanë në këtë drejtim.
Përveç këtyre, duhet të hartohen edhe plane emergjence, në rast të incidenteve të papritura kibernetike, fatkeqësive natyrore ose ndërprerjeve operacionale.
Siguria e duhur fizike dhe mjedisore e rrjeteve/sistemeve të informacionit e pajisjeve, autorizimet e duhura të aksesit në rrjetet e komunikimit dhe sistemet e informacionit, nuk duhet të lihen pas. Në vendim parashikohet që të aplikohen filtra për trafikun në rastin e aksesimit në distancë të sistemeve, si dhe enkriptimi i trafikut me protokolle të sigurta.
Infrastrukturat kritike si, energjia elektrike, shëndetësia apo sistemet e transportit publik varen nga funksionimi korrekt i rrjeteve të komunikimit që mbështesin funksionimin e tyre. Këto sisteme përbëjnë shtyllat kryesore për funksionimin e ekonomisë dhe shoqërisë, ndaj siguria e tyre është thelbësore.
Së fundmi, Shqipëria u rendit në vendin e 15-të në botë për sa i takon sigurisë kibernetike, duke u ngritur me 39 pozicione në krahasim me vitin 2023. Pavarësisht kësaj arritje, vendi ynë synon që të ngjitet edhe më tej gjatë viteve të ardhshme, si dhe të shmangë a përballojë në mënyrë më efektive rreziqe të mundshme kibernetike.

Rreth 1.2 mld lekë kredi u risktrukturuan nga bankat - BSH: Më pak se vitin e kaluar. Bizneset ishin ato që kërkuan zgjatje të afatit të maturimit
Bankat kanë ristrukturuar më pak kredi në gjysmën e parë të vitit. Sipas të dhënave nga Raporti i Stabilitetit Financiar të Bankës së Shqipërisë, shuma e......

Evropa “mbush” arkën e Rusisë - Mbi 8 mld euro të ardhura tatimore nga importet evropiane të gazit
Importet evropiane të gazit të lëngshëm rus i sollën Moskës 8.1 miliardë euro të ardhura tatimore gjatë viteve 2022 deri në 2024, sipas një hulumtimi të......

BERZH, 29 mln euro për rrjetin energjetik në Kosovë - Projekti synon digjitalizimin dhe rritjen e kapacitetit me 300 MW
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po shqyrton dhënien e një huaje korporative deri në 29 milionë euro për Operatorin e Sistemit,......

Zbardhen tarifat e reja të përmbarimit shtetëror - Hyn në fuqi udhëzimi. Sa paguajnë debitorët, nga pronat tek gjobat
Qeveria ka përcaktuar tarifat e reja fikse të cilat do të aplikohen nga përmbarimit gjyqësor shtetëror, ku një pjesë prej tyre janë në rritje në raport me......

Aeroporti i Tiranës “thyen” rekord në gusht - Regjistrohen mbi 1,4 mln pasagjerë dhe 8,106 fluturime
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po vazhdon trendin pozitiv, duke konfirmuar rritjen e qëndrueshme të trafikut ajror në Shqipëri. Vetëm përgjatë muajit gusht......

Rama: Do mundësojë rekrutimin për një praktikë të veçantë për një numër studentesh
Kryeministri Edi Rama ishte sot prezent në Universitetin Polieknik të Tiranës së bashku me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për......

Qeveria marrëveshje me Universitetin Politeknik/ Balluku: T’i përgjigjemi kërkesave të BE-së!
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka dhënë një mesazh të fortë gjatë firmosjes së marrëveshjes me Universitetin Politeknik të......

Mbyllja e qeverisë amerikane prek edhe ambasadën e SHBA-së në Tiranë!
Qeveria federale e SHBA-së ka nisur procedurat e mbylljes ditën e mërkurë, vetëm disa orë pasi Senati amerikan nuk arriti të miratonte një projektligj......