BERZH, 29 mln euro për rrjetin energjetik në Kosovë - Projekti synon digjitalizimin dhe rritjen e kapacitetit me 300 MW
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po shqyrton dhënien e një huaje korporative deri në 29 milionë euro për Operatorin e Sistemit, Transmetimit dhe Tregut në Kosovë (KOSTT). Kjo hua synon të financojë rehabilitimin dhe përmirësimin e nënstacioneve, transformatorëve dhe linjave të transmetimit elektrik, për të forcuar besueshmërinë e rrjetit të tensionit të lartë.
Gjithashtu, nisma mundëson rritjen e kapaciteteve të energjisë së rinovueshme dhe digjitalizimin e aktiviteteve të Operatorit të Tregut. Investimi do të mbështetet nga një grant prej 5 milionë eurosh nga Fondi i Bashkëpunimit Danez.
Ky projekt do të përmirësojë ndjeshëm rrjetin energjetik të Kosovës, duke rritur kapacitetin e tij me 300 MW, veçanërisht nga burimet e rinovueshme. Ai do të mundësojë lidhjen e instalimeve të planifikuara të energjisë së gjelbër, që aktualisht nuk janë të realizueshme për shkak të kufizimeve të rrjetit, si dhe do të zvogëlojë rrezikun e pengesave për instalimet ekzistuese. Për më tepër, do të përmirësojë funksionimin e tregut të energjisë përmes digjitalizimit, duke lehtësuar tregtinë e energjisë elektrike.
Projekti është në përputhje me Strategjinë e BERZH-it për Kosovën, e cila thekson zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit energjetik. Rehabilitimi i nënstacioneve, zëvendësimi i transformatorëve dhe linjave të transmetimit do të përmirësojë eficiencën e energjisë dhe besueshmërinë e sistemit.
Operatori i Sistemit, Transmetimit dhe Tregut është një kompani aksionare në pronësi të plotë të Republikës së Kosovës, dhe të drejtat e aksionerit ushtrohen nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik. Detyrat kryesore përfshijnë operimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të transmetimit të energjisë elektrike, si dhe menaxhimin e tregut energjetik.

Zbardhen tarifat e reja të përmbarimit shtetëror - Hyn në fuqi udhëzimi. Sa paguajnë debitorët, nga pronat tek gjobat
Qeveria ka përcaktuar tarifat e reja fikse të cilat do të aplikohen nga përmbarimit gjyqësor shtetëror, ku një pjesë prej tyre janë në rritje në raport me......

Aeroporti i Tiranës “thyen” rekord në gusht - Regjistrohen mbi 1,4 mln pasagjerë dhe 8,106 fluturime
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po vazhdon trendin pozitiv, duke konfirmuar rritjen e qëndrueshme të trafikut ajror në Shqipëri. Vetëm përgjatë muajit gusht......

Rama: Do mundësojë rekrutimin për një praktikë të veçantë për një numër studentesh
Kryeministri Edi Rama ishte sot prezent në Universitetin Polieknik të Tiranës së bashku me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për......

Qeveria marrëveshje me Universitetin Politeknik/ Balluku: T’i përgjigjemi kërkesave të BE-së!
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka dhënë një mesazh të fortë gjatë firmosjes së marrëveshjes me Universitetin Politeknik të......

Mbyllja e qeverisë amerikane prek edhe ambasadën e SHBA-së në Tiranë!
Qeveria federale e SHBA-së ka nisur procedurat e mbylljes ditën e mërkurë, vetëm disa orë pasi Senati amerikan nuk arriti të miratonte një projektligj......

Muaji nis negativisht për Dollarin – Sa këmbehen sot valutat e tjera?
Dollari amerikan e ka nisur këtë muaj negativisht duke pësuar një zbritje të vlerës në raport me ditën dhe muajin që lamë pas duke u blerë sot me 81.8 lekë......

Vendi i pestë më i vizituar në botë - Rreth 58 milionë turistë kanë udhëtuar drejt Italisë në 2025
Italia është aktualisht vendi i pestë më i vizituar në botë në vitin 2025, me pothuajse 58 milionë mbërritje turistësh, dhe pritet së shpejti të ngjitet në......

Mbyllet qeveria e SHBA-së - Nuk arrihet marrëveshja mes palëve për financimin e përkohshëm
Qeveria federale e SHBA-së ka nisur procedurat e mbylljes ditën e mërkurë, vetëm disa orë pasi Senati amerikan nuk arriti të miratonte një projektligj......