Bostani shqiptar, produkti më i kërkuar në botë! - Vetëm në 8 muaj u eksportuan 54.6 mijë ton në tregjet e huaja
Sasia e produkteve të prodhuara në tokën shqiptare që kanë shkuar në tregjet botërore ka arritur në 361.994 ton deri në muajin Gusht 2025.
Krahasuar me periudhën janar-gusht të vitit të kaluar, volumi i eksporteve është rritur me 9.1%.
Por cilat janë produktet më të kërkuara nga konsumatorët e huaj?
Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, të siguruara nga SCAN TV, tregojnë se ndër produktet më të eksportuara përgjatë këtij viti janë pjepër dhe shalqi, domate, tranguj dhe kërpudha.
Në vendin e parë qëndrojnë produktet pjepër dhe shalqi me 54.6 mijë ton të eksportuara vetëm në 8 muaj, duke regjistruar një rritje prej 12.4 ton. Vlera e bostanorëve të eksportuara arriti në 12.9 milionë euro nga 10 milionë euro në 2024-ën.
Këto produkte duket se kanë lënë nën hije domaten shqiptare e cila ka një sasi ndjeshëm më të ulët në eksport, ndërsa ka pësuar rënie në raport me 2024-ën. Në 8 muaj janë eksportuar vetëm 18 mijë ton domate me vlerë 11.3 milionë euro nga 25.3 mijë ton të eksportuara në të njëjtën periudhë të 2024-ës me vlerë 18 milionë euro. Ndërsa gjatë këtij viti janë eksportuar gjithashtu edhe 5.6 mijë ton tranguj dhe 6.4 mijë ton kërpudha.
Trendi rritës i eksporteve është tregues se politikat mbështetëse për fermerët dhe rritja e standardeve të prodhimit po japin rezultatet e pritshme.
Objektivi ambicioz i qeverisë është që përmes instrumenteve të mbështetjes, siç është Skema Kombëtare, Skema e Investimeve, Garancia Sovrane apo linja e kredisë së butë, që deri në vitin 2030 vlera e eksporteve të produkteve bujqësore të arrijë në 1 miliardë euro.

Universiteti po humbet terren, të rinjtë drejt zanatit - Hasalla: Është ndryshuar mendësia, arsimi profesional po merr përparësi
Gajtë periudhës janar-gusht të këtij viti, 7589 individë kanë marrë formimin profesional. Këto shifra tregojnë një rritje me 49%, krahasuar me të njëjtën......

“Siguri e nivelit të lartë për infrastrukturat kritike” - Më tepër kërkesa në marrëveshjet me palët e treta. Plane emergjence për sulmet kibernetike
Infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të informacionit do të zbatojnë disa masa të reja për të përmirësuar sigurinë e tyre kibernetike. Bëhet fjalë......

Rreth 1.2 mld lekë kredi u risktrukturuan nga bankat - BSH: Më pak se vitin e kaluar. Bizneset ishin ato që kërkuan zgjatje të afatit të maturimit
Bankat kanë ristrukturuar më pak kredi në gjysmën e parë të vitit. Sipas të dhënave nga Raporti i Stabilitetit Financiar të Bankës së Shqipërisë, shuma e......

Evropa “mbush” arkën e Rusisë - Mbi 8 mld euro të ardhura tatimore nga importet evropiane të gazit
Importet evropiane të gazit të lëngshëm rus i sollën Moskës 8.1 miliardë euro të ardhura tatimore gjatë viteve 2022 deri në 2024, sipas një hulumtimi të......

BERZH, 29 mln euro për rrjetin energjetik në Kosovë - Projekti synon digjitalizimin dhe rritjen e kapacitetit me 300 MW
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po shqyrton dhënien e një huaje korporative deri në 29 milionë euro për Operatorin e Sistemit,......

Zbardhen tarifat e reja të përmbarimit shtetëror - Hyn në fuqi udhëzimi. Sa paguajnë debitorët, nga pronat tek gjobat
Qeveria ka përcaktuar tarifat e reja fikse të cilat do të aplikohen nga përmbarimit gjyqësor shtetëror, ku një pjesë prej tyre janë në rritje në raport me......

Aeroporti i Tiranës “thyen” rekord në gusht - Regjistrohen mbi 1,4 mln pasagjerë dhe 8,106 fluturime
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po vazhdon trendin pozitiv, duke konfirmuar rritjen e qëndrueshme të trafikut ajror në Shqipëri. Vetëm përgjatë muajit gusht......

Rama: Do mundësojë rekrutimin për një praktikë të veçantë për një numër studentesh
Kryeministri Edi Rama ishte sot prezent në Universitetin Polieknik të Tiranës së bashku me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për......