Rreth 1.2 mld lekë kredi u risktrukturuan nga bankat - BSH: Më pak se vitin e kaluar. Bizneset ishin ato që kërkuan zgjatje të afatit të maturimit
Bankat kanë ristrukturuar më pak kredi në gjysmën e parë të vitit. Sipas të dhënave nga Raporti i Stabilitetit Financiar të Bankës së Shqipërisë, shuma e kredive të ristrukturuara ishte më e ulët se vitin e kaluar.
Konkretisht, kredia e ristrukturuar gjatë periudhës ishte rreth 1.25 miliardë lekë ose më pak se 1% e fluksit të kredisë së re të periudhës dhe sa 3.5% e stokut të kredive me probleme.
Bankat mund ta ristrukturojnë një kredi për të lehtësuar barrën e madhe që mund të ketë një kredimarrës. Pra banka i ofron kredimarrësve disa lehtësi, për shkak të vështirësive financiare që mund të hasin gjatë procesit të shlyerjes. Këto lehtësira përfshijnë ndryshime në termat dhe kushtet e kredisë, si për shembull ndryshimin e produktit dhe kapitalizimin e interesit, afatin deri në maturim dhe normën e interesit, ekzekutimin e kolateralit ose aktiveve të tjera për pagesën e pjesshme të kredisë, zëvendësimin e huamarrësit origjinal ose përfshirjen e një huamarrësi shtesë.
Fluksi vjetor i kredisë së ristrukturuar është zvogëluar gjatë viteve të fundit. Kështu, vlera e kredisë së ristrukturuar gjatë gjashtëmujorit të parë 2025 është sa 23% e vlerës së kredisë së ristrukturuar në të njëjtin gjashtëmujor të vitit 2021.
Ristrukturimi është bërë kryesisht për kreditë në lek dhe valutë të sektorit të biznesit. Këto të fundit kanë kërkuar kryesisht zgjatje të afatit të maturimit.
Po për sa i përket fshirjeve të kredive të humbura?
Vëllimet e fshirjeve ishin shumë më të larta se në periudhën e kaluar, duke arritur në rreth 5.3 miliardë lekë. Fshirja e kredive të humbura, pra e atyre që kredimarrësi nuk ka më mundësi t'i paguajë, u mbizotërua nga bizneset. Banka e Shqipërisë raporton se vlera e kredive të fshira në periudhën e fundit ishte sa 17.6% e tepricës së përgjithshme të kredive me probleme në portofolin e bankave, nga rreth 2.7% gjashtëmujorin e kaluar.

Evropa “mbush” arkën e Rusisë - Mbi 8 mld euro të ardhura tatimore nga importet evropiane të gazit
Importet evropiane të gazit të lëngshëm rus i sollën Moskës 8.1 miliardë euro të ardhura tatimore gjatë viteve 2022 deri në 2024, sipas një hulumtimi të......

BERZH, 29 mln euro për rrjetin energjetik në Kosovë - Projekti synon digjitalizimin dhe rritjen e kapacitetit me 300 MW
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po shqyrton dhënien e një huaje korporative deri në 29 milionë euro për Operatorin e Sistemit,......

Zbardhen tarifat e reja të përmbarimit shtetëror - Hyn në fuqi udhëzimi. Sa paguajnë debitorët, nga pronat tek gjobat
Qeveria ka përcaktuar tarifat e reja fikse të cilat do të aplikohen nga përmbarimit gjyqësor shtetëror, ku një pjesë prej tyre janë në rritje në raport me......

Aeroporti i Tiranës “thyen” rekord në gusht - Regjistrohen mbi 1,4 mln pasagjerë dhe 8,106 fluturime
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po vazhdon trendin pozitiv, duke konfirmuar rritjen e qëndrueshme të trafikut ajror në Shqipëri. Vetëm përgjatë muajit gusht......

Rama: Do mundësojë rekrutimin për një praktikë të veçantë për një numër studentesh
Kryeministri Edi Rama ishte sot prezent në Universitetin Polieknik të Tiranës së bashku me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për......

Qeveria marrëveshje me Universitetin Politeknik/ Balluku: T’i përgjigjemi kërkesave të BE-së!
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka dhënë një mesazh të fortë gjatë firmosjes së marrëveshjes me Universitetin Politeknik të......

Mbyllja e qeverisë amerikane prek edhe ambasadën e SHBA-së në Tiranë!
Qeveria federale e SHBA-së ka nisur procedurat e mbylljes ditën e mërkurë, vetëm disa orë pasi Senati amerikan nuk arriti të miratonte një projektligj......

Muaji nis negativisht për Dollarin – Sa këmbehen sot valutat e tjera?
Dollari amerikan e ka nisur këtë muaj negativisht duke pësuar një zbritje të vlerës në raport me ditën dhe muajin që lamë pas duke u blerë sot me 81.8 lekë......