Gjysma e popullsisë së vendit, më e vjetër se 39 vjeç/ Shqipëria mes vendeve me rritjen më të lartë të moshës mediane në 10-të vite
Sipas shifrave nga “Agjencia Europiane e Statistikave”, mosha mediane e popullsisë së Shqipërisë vlerësohet në 38.8 vjeç. Pra, gjysma e popullsisë është më e vjetër se kjo moshë, ndërsa gjysma tjetër më e re.
Por si ka ndryshuar ky tregues ndër vite?
‘Scan Intel’ ka marrë në analizë të dhënat përgjatë dhjetë viteve të fundit për të parë tendencën. Në vitin 2013-të, mosha mediane e popullsisë në Shqipëri vlerësohej në 33.7 vjeç. Rënia është e ndjeshme, me gati 5.1 vite. Pra, plakja e popullsisë po ecën me ritme të shpejta.
Nisur nga të dhënat e Censit për vitin 2023, varësia ndaj të moshuarve, e cila matet si raport i personave mbi moshën e punës me numrin e personave në moshë për të punuar, është thelluar vitet e fundit.
Ndërkohë, mesatarja e Bashkimit Europian vlerësohet në 44.5 vjeç. Mosha mesatare është rritur me 2.3 vjet që nga viti 2013-të, kur ishte 42.2 vjeç. Rritje u regjistruan në të gjitha vendet e BE-së, përveç Maltës dhe Suedisë.
Moshën mediane më të lartë e regjistron Italia me 48.4 vjeç, pasuar nga Portugalia, Bullgaria, Greqia dhe Gjermania.
Ndërkohë, Shqipëria renditet mes vendeve të fundit me moshën mediane më të re, por ndër vendet e para sa i përket ndryshimit në dhjetë vite. Po ashtu, mosha mediane është rritur më shumë në Moldavi, Maqedoni e Veriut, Portugali, Itali dhe Greqi.
Sondazh

Gjermania voton Bundestag-un e ri/Zgjedhjet, test i fortë për reformën e debatuar
Më 23 shkurt, Gjermania voton për një parlament të ri. Bundestagu i ri do të jetë ndryshe nga të mëparshmit. Këto janë risitë e reformës zgjedhore që u......

SHBA, Trump shkarkon kreun e agjencisë së Emigracionit-Në listën e shkarkimeve edhe gjenerali i lartë amerikan Charles Brown
Presidenti i SHBA-së ka shkarkuar drejtorin e përkohshëm të Shërbimit të Emigracionit dhe Doganave, të cilin e kishte emëruar më pare, Caleb Vitello. Sipas......

BE forcon partneritetin me Amerikën Latine-Tensionet me Administratën Trump u “hapin rrugën” tregjeve të reja
Bashkimi Evropian po kërkon të thellojë marrëdhëniet me Amerikën Latine dhe Karaibet, duke e cilësuar si një partneritet të ndërtuar mbi "autonominë......

Më shumë siguri ushqimore nga produktet blegtorale-Drafti/ Detyrime të reja për blegtorët dhe veterinerët
Qeveria ka vendosur rregulla të reja që synojnë të fuqizojnë zinxhirin e sigurisë ushqimore tek produktet blegtorale. Projektligji për “Shëndetin e......

AIDA ka miratuar mbi 28 projekte-Cilat janë skemat e mbështetjet për ndërmarrjet?
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, në total ka miratuar mbi 28 projekte ndërsa vlera e investimeve arrin deri në 4.49 miliardë lekë. Referuar të......

Kartë debiti apo krediti, çfarë preferojnë shqiptarët?-BSH: Gjatë vitit të kaluar, totali i tyre u shtua me 5.4%
Gjatë vitit të kaluar ka pasur një shtim të vrullshëm të kartave bankare, sidomos atyre të debitit, ndërkohë që kartat e kreditit mbeten të preferuara më......

Banka Qendrore Evropiane, humbje rekord-Normat e larta të interesit dhe blerjet e aseteve, ndër faktorët kryesorë
Banka Qendrore Evropiane regjistroi humbje rekord prej 7.9 miliardë eurosh vitin e kaluar, pasi pagesat e saj të normave të interesit për detyrimet......

Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e PD për Portin e Durrësit-Pretendimet për cënimin e konkurrencës, të pabazuara
Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin e saj përfundimtar mbi padinë e Partisë Demokratike ndaj ligjit për Portin e Durrësit, duke e rrëzuar atë me shumicë......