SHBA, Trump shkarkon kreun e agjencisë së Emigracionit-Në listën e shkarkimeve edhe gjenerali i lartë amerikan Charles Brown
Presidenti i SHBA-së ka shkarkuar drejtorin e përkohshëm të Shërbimit të Emigracionit dhe Doganave, të cilin e kishte emëruar më pare, Caleb Vitello. Sipas mediave amerikane, shkak për këtë vendim është bërë pakënaqësia me ritmin e ngadaltë të dëbimeve të emigrantëve.
Shkarkimi i Vitellos vjen pas largimit të dy zyrtarëve të tjerë të lartë të ICE në fillim të muajit, ndërsa pritet që administrata të emërojë së shpejti një drejtues të ri dhe të shtojë stafin për çështjet e emigracionit, shkruan Wall Street Journal. Trump dhe Tom Homan, i cili është përgjegjës për zbatimin e planit të dëbimeve masive, janë të pakënaqur me rezultatet e ICE pas muajit të parë të qeverisjes, duke vendosur madje edhe kuota minimale arrestimesh për emigrantët pa dokumente (75 arrestime në ditë për çdo zyrë). Administrata synon të hapë një qendër të re deportimi në Fort Bliss, pranë El Pasos, me kapacitet për të mbajtur 10 mijë persona gjatë procesit të dëbimit, si dhe të krijojë qendra të tjera paraburgimi në të gjithë vendin.
Ndërkohë, Trump ka njoftuar ndryshime edhe në krye të ushtrisë amerikane. Gjenerali Charles Brown, i cili u emërua nga Trump në fund të mandatit të tij të parë dhe ishte afroamerikani i parë në një pozicion kyç në Pentagon, do të zëvendësohet nga Dan Caine, një pilot dhe ekspert i sigurisë kombëtare. "Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për një lidership të ri ushtarak, që të fokusohet tek misioni i tij kryesor: parandalimi, luftimi dhe fitorja në luftëra", deklaroi Trump në platformën e tij sociale Truth
Sondazh

BE forcon partneritetin me Amerikën Latine-Tensionet me Administratën Trump u “hapin rrugën” tregjeve të reja
Bashkimi Evropian po kërkon të thellojë marrëdhëniet me Amerikën Latine dhe Karaibet, duke e cilësuar si një partneritet të ndërtuar mbi "autonominë......

Më shumë siguri ushqimore nga produktet blegtorale-Drafti/ Detyrime të reja për blegtorët dhe veterinerët
Qeveria ka vendosur rregulla të reja që synojnë të fuqizojnë zinxhirin e sigurisë ushqimore tek produktet blegtorale. Projektligji për “Shëndetin e......

AIDA ka miratuar mbi 28 projekte-Cilat janë skemat e mbështetjet për ndërmarrjet?
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, në total ka miratuar mbi 28 projekte ndërsa vlera e investimeve arrin deri në 4.49 miliardë lekë. Referuar të......

Kartë debiti apo krediti, çfarë preferojnë shqiptarët?-BSH: Gjatë vitit të kaluar, totali i tyre u shtua me 5.4%
Gjatë vitit të kaluar ka pasur një shtim të vrullshëm të kartave bankare, sidomos atyre të debitit, ndërkohë që kartat e kreditit mbeten të preferuara më......

Banka Qendrore Evropiane, humbje rekord-Normat e larta të interesit dhe blerjet e aseteve, ndër faktorët kryesorë
Banka Qendrore Evropiane regjistroi humbje rekord prej 7.9 miliardë eurosh vitin e kaluar, pasi pagesat e saj të normave të interesit për detyrimet......

Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e PD për Portin e Durrësit-Pretendimet për cënimin e konkurrencës, të pabazuara
Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin e saj përfundimtar mbi padinë e Partisë Demokratike ndaj ligjit për Portin e Durrësit, duke e rrëzuar atë me shumicë......

Një muaj marrëdhënie SHBA-BE - Rikthimi i Donald Trump tronditi partneritetin transatlantik
Një muaj pas kthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian po bëhen gjithnjë e më të......

250 mln lekë për kompensimin e dëmeve nga aksidentet - AMF miraton vendimin për vitin 2025. A do te jetë i mjaftueshëm?
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar fondin e kompensimit nga dëmet në sektorin e transportit për vitin 2025, që do të jetë në masën e 250 milionë......