Europa Postuar më 22 Shkurt 2025, 11:00

Gjermania voton Bundestag-un e ri/Zgjedhjet, test i fortë për reformën e debatuar

Nga Fabjona Pasho

Gjermania voton Bundestag-un e ri/Zgjedhjet, test i fortë për

Më 23 shkurt, Gjermania voton për një parlament të ri. Bundestagu i ri do të jetë ndryshe nga të mëparshmit. Këto janë risitë e reformës zgjedhore që u miratua pas shumë debatesh dhe përpjekjesh të mëparshme të dështuara.

Fleta e votimit mbetet e njëjtë. Çdo votues ka dy vota, një për një kandidat të zonës dhe një për partinë. Por rëndësia e votës së dytë, e cila përcakton listën e deputetëve të zgjedhur nga partitë, do të rritet. Numri i deputetëve kufizohet në 630, duke u zvogëluar nga 733 që ishin në Bundestagun e mëparshëm. Më parë, nëse një parti fitonte shumë mandate në zona të caktuara, por nuk kishte vota të mjaftueshme në total, ajo përfitonte vende shtesë në parliament. Reforma i ka hequr këto mandate. Kandidatët që fitojnë zonat elektorale mund të hyjnë në parlament vetëm nëse votat e partisë së tyre përputhen me rezultatet përkatëse. Ky ndryshim synon të rrisë peshën e votës së dytë dhe të sigurojë përfaqësim më të drejtë.
Pragu prej 5% mbetet në fuqi: partitë që nuk e kalojnë këtë prag nuk mund të hyjnë në Bundestag. Megjithatë, një parti që fiton të paktën tre mandate të drejtpërdrejta mund të hyjë në parlament edhe pa arritur pragun. Ky rregull siguron përfaqësim për parti që kanë mbështetje të fortë locale.

Zgjedhjet e 23 shkurtit priten të jenë një test për këtë sistem të ri. Me një parlament më të vogël dhe më shumë fokus te vota e dytë, reforma pritet të forcojë procesin demokratik dhe të bëjë Bundestagun më efikas. Por mbetet për t’u parë nëse kjo reformë do të sjellë sfida të reja apo do të përmbushë pritshmëritë për një përfaqësim më të drejtë.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat