Një muaj marrëdhënie SHBA-BE - Rikthimi i Donald Trump tronditi partneritetin transatlantik
Një muaj pas kthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian po bëhen gjithnjë e më të tensionuara. Tregtia ka qenë një nga fushat kryesore të konfliktit, pasi Trump ka vendosur tarifa prej 25% për importet e çelikut dhe aluminit.
“Për tregtinë, do të vendos një tarifë reciproke, që do të thotë se çdo shtet që takson Shtetet e Bashkuara të Amerikës…do të tarifohet nga ne”, tha Trump.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen u përgjigj se “taksat doganore të pajustifikuara të vendosura ndaj Bashkimit Evropian nuk do të mbeten pa përgjigje”.
"Ne jemi një nga tregjet më të mëdha në botë. Do të përdorim mjetet tona për të mbrojtur sigurinë dhe interesat tona ekonomikë," tha Ursula von der Leyen në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Lufta në Ukrainë
SHBA filloi negociatat me Moskën në Arabinë Saudite, duke hapur terrenin për Vladimir Putin, ndërsa Evropa mbeti mënjanë në bisedimet e paqes për Ukrainën.
“Unë nuk shoh se si një vend në pozitën e Rusisë mund të lejojë Ukrainën të anëtarësohet në NATO. Kjo është arsyeja pse lufta filloi”, tha Donald Trump.
Nga ana e tij, Bashkimi Evropian po kërkon të qëndrojë i unifikuar në reagimet e tij. "Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën në negociata, duke ofruar garanci sigurie, në rindërtim dhe si një anëtar i ardhshëm i Bashkimit Evropian", siguroi António Costa, President i Këshillit Evropian.
Donald Trump ka shkuar edhe më tej ditët e fundit duke vënë në dyshim popullaritetin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe duke e akuzuar atë si "diktator".
"Është krejtësisht absurde. Nëse shikon botën reale, atëherë e di se kush në Evropë fatkeqësisht jeton në kushte diktatoriale, populli i Rusisë dhe ai i Bjellorusisë," u përgjigj ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock.
Beteja e vlerave
Vetëm disa ditë përpara zgjedhjeve në Gjermani, Zëvendës-Presidenti i SHBA-së JD Vance kritikoi atë që ai e përshkroi si një rënie të lirisë së shprehjes në Evropë.
“Kërcënimi për Evropën që më shqetëson më shumë nuk është Rusia, Kina apo ndonjë aktor tjetër i jashtëm”, tha Vance. “Ajo që më shqetëson është kërcënimi nga brenda, tërheqja e Evropës nga disa prej vlerave të saj më themelore, që janë të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Nga ana tjetër, kancelari gjerman Olaf Scholz i denoncoi vërejtjet e tij si ndërhyrje të huaja. “Ne nuk do të pranojmë që njerëzit që e shohin Gjermaninë nga jashtë të ndërhyjnë në demokracinë tonë, në zgjedhjet tona dhe në procesin demokratik të formimit të opinionit”, u përgjigj ai.
Kjo nuk është hera e parë që administrata Trump ka nervozuar Gjermaninë në lidhje me zgjedhjet e saj të ardhshme. Më 9 janar, rreth dhjetë ditë para inaugurimit të Donald Trump, miliarderi dhe miku i ngushtë i presidentit amerikan, Elon Musk, bisedoi drejtpërdrejt në rrjetin e tij social X me Alice Weidel, kandidate e partisë gjermane të ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD).
Sipas studimit të fundit, evropianët tani i konsiderojnë Shtetet e Bashkuara si një "partner të domosdoshëm" dhe jo një "aleat".
Sondazh

250 mln lekë për kompensimin e dëmeve nga aksidentet - AMF miraton vendimin për vitin 2025. A do te jetë i mjaftueshëm?
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar fondin e kompensimit nga dëmet në sektorin e transportit për vitin 2025, që do të jetë në masën e 250 milionë......

Shkolla 9-vjeçare “Riza Shera” në Manëz, një tjetër shkollë në Durrës që ka rihapur dyert falë ndërhyrjes së “EU4Schools”
Përmes një publikimi në rrjet social, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara – UNDP në Shqipëri njofton se nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Riza Shera”......

U porositën më shumë veshje dhe ushqime - Blerjet online, larg mesatares europiane. Lahi: Shkak informaliteti
Kryesojnë porositë për veshje e këpucë, pasuar nga ato për ushqime në restorante e fast-food për të vazhduar me produketet kozmetike. Sipas të dhënave të......

“BE, më shumë gaz nga SHBA” - Komisioneri i energjisë njofton planet për të zëvendësuar furnizimet ruse
Bashkimi Evropian do të kërkojë më shumë gaz nga vendet e tjera, duke përfshirë SHBA-në, për të zëvendësuar furnizimet ruse. Gjithashtu, blloku kërkon të......

Shqiptarët, më shumë ilaçe dhe vitamina! - Nutricionistja: Shkak, plakja e popullsisë dhe rritja e kujdesit ndaj shëndetit
Plakja e popullsisë, e konfirmuar nga Censi i fundit, si dhe frika në rritje për shtimin e sëmundjeve po e kthejnë gjithnjë e më shumë vëmendjen e qytetarëve......

Sa veprime bankare realizohen përmes telefonit?- BSH: Në 2024 u regjistruan 22% më shumë transaksione me home banking
Kontroll i gjendjes së llogarisë, i historikut të transaksioneve, realizim i transfertave ndërmjet llogarive bankare, shlyerja e faturave të energjisë......

Tuneli i Murrizit hapet më 14 Mars- Zv.Kryeministrja Balluku: Jemi në detajet e fundit, zhvillim ekonomik për veriun
Tuneli i Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit do të hapet për drejtuesit e automjeteve ditën e verës, më 14 Mars. Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e......

Turqia eksporton 15,000 ton vezë në SHBA - Gripi i shpendëve dhe çmimet e larta nxisin kërkesën për import
Turqia ka filluar të eksportojë rreth 15,000 tonë vezë në Shtetet e Bashkuara, pasi një shpërthim i gripit të shpendëve po ul prodhimin amerikan dhe po rrit......