Banka Qendrore Evropiane, humbje rekord-Normat e larta të interesit dhe blerjet e aseteve, ndër faktorët kryesorë
Banka Qendrore Evropiane regjistroi humbje rekord prej 7.9 miliardë eurosh vitin e kaluar, pasi pagesat e saj të normave të interesit për detyrimet financiare u rritën si rezultat i vendimit për të rritur kostot e huamarrjes.
Humbja për vitin 2024 pasqyron ndikimin e normave më të larta të interesit, të cilat Banka Qendrore i ngriti në nivel rekord si pasojë e rritjes më të madhe të inflacionit në historinë e saj.
Në llogaritë vjetore, BQE tha se humbjet nuk kishin ndikim në stabilitetin apo politikën monetare të bankës. Institucioni shtoi se priste që viti i kaluar të shënonte kulmin e humbjeve dhe parashikonte një kthim në fitime gjatë viteve të ardhshme.
Që nga qershori, Banka uli normën bazë të lehtësisë së depozitave nga 4 përqind në 2.75 përqind dhe tregjet presin ulje të mëtejshme këtë vit. Në 2023, BQE njoftoi humbjen e saj të parë vjetore për gati dy dekada, të cilën e kompensoi kryesisht duke përdorur një provizion për rreziqet.
Humbjet do të kufizojnë pagesat e mëvonshme për bankat qendrore kombëtare pasi fitimet e ardhshme fillimisht do të përdoren për të balancuar humbjet e kaluara. Midis 2005 dhe 2021, institucioni gjeneroi 25.3 miliardë euro fitime dhe pagoi 17.2 miliardë euro për bankat qendrore kombëtare në Eurozonë.
Humbjet e BQE-së në 2023 dhe 2024 rrjedhin nga blerjet e aseteve në shkallë të gjerë deri në vitin 2022, kur ajo mori obligacionet e qeverive dhe të korporatave për të tejkaluar vuajtjet e ekonomisë.
Ndërsa bilanci i saj është tkurrur me 18 për qind që nga viti 2022 me maturimin e obligacioneve, Banka Qendrore ende ka 377 miliardë euro të këtyre letrave me vlerë në dispozicion. Të blera gjatë një periudhe me norma të ulëta interesi, këto obligacione priren të kenë maturime të gjata dhe të gjenerojnë të ardhura të ulëta.
Sondazh

Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e PD për Portin e Durrësit-Pretendimet për cënimin e konkurrencës, të pabazuara
Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin e saj përfundimtar mbi padinë e Partisë Demokratike ndaj ligjit për Portin e Durrësit, duke e rrëzuar atë me shumicë......

Një muaj marrëdhënie SHBA-BE - Rikthimi i Donald Trump tronditi partneritetin transatlantik
Një muaj pas kthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian po bëhen gjithnjë e më të......

250 mln lekë për kompensimin e dëmeve nga aksidentet - AMF miraton vendimin për vitin 2025. A do te jetë i mjaftueshëm?
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar fondin e kompensimit nga dëmet në sektorin e transportit për vitin 2025, që do të jetë në masën e 250 milionë......

Shkolla 9-vjeçare “Riza Shera” në Manëz, një tjetër shkollë në Durrës që ka rihapur dyert falë ndërhyrjes së “EU4Schools”
Përmes një publikimi në rrjet social, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara – UNDP në Shqipëri njofton se nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Riza Shera”......

U porositën më shumë veshje dhe ushqime - Blerjet online, larg mesatares europiane. Lahi: Shkak informaliteti
Kryesojnë porositë për veshje e këpucë, pasuar nga ato për ushqime në restorante e fast-food për të vazhduar me produketet kozmetike. Sipas të dhënave të......

“BE, më shumë gaz nga SHBA” - Komisioneri i energjisë njofton planet për të zëvendësuar furnizimet ruse
Bashkimi Evropian do të kërkojë më shumë gaz nga vendet e tjera, duke përfshirë SHBA-në, për të zëvendësuar furnizimet ruse. Gjithashtu, blloku kërkon të......

Shqiptarët, më shumë ilaçe dhe vitamina! - Nutricionistja: Shkak, plakja e popullsisë dhe rritja e kujdesit ndaj shëndetit
Plakja e popullsisë, e konfirmuar nga Censi i fundit, si dhe frika në rritje për shtimin e sëmundjeve po e kthejnë gjithnjë e më shumë vëmendjen e qytetarëve......

Sa veprime bankare realizohen përmes telefonit?- BSH: Në 2024 u regjistruan 22% më shumë transaksione me home banking
Kontroll i gjendjes së llogarisë, i historikut të transaksioneve, realizim i transfertave ndërmjet llogarive bankare, shlyerja e faturave të energjisë......