Shqipëria Postuar më 21 Shkurt 2025, 18:52

Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e PD për Portin e Durrësit-Pretendimet për cënimin e konkurrencës, të pabazuara

Nga SCAN TV

Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e PD për Portin e

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin e saj përfundimtar mbi padinë e Partisë Demokratike ndaj ligjit për Portin e Durrësit, duke e rrëzuar atë me shumicë votash. PD kishte kërkuar shfuqizimin e ligjit nr. 79/2022 dhe të disa vendimeve të Këshillit të Ministrave lidhur me zhvillimin e projektit të portit të jahteve në Durrës, duke argumentuar se ai i jepte investitorëve avantazhe të padrejta dhe cenonte interesat publike.

Gjykata Kushtetuese theksoi se, megjithëse kërkuesi kishte të drejtë të ngrinte pretendime të lidhura me natyrën kushtetuese të ligjit, përjashtimi i investitorëve nga detyrimet për të paguar taksat e ndikimit dhe menaxhimi i hapësirave publike nga një kompani private nuk i japin asnjë avantazh konkurrues investitorit, pasi shteti është bërë aksionar i shoqërisë investuese.

Në fund, Gjykata vendosi se pretendimet për cenimin e lirisë së konkurrencës dhe autonomisë vendore ishin të pabazuara dhe se projektligji ishte në përputhje me Kushtetutën. Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve të parashikuara ligjore.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat