Shqipëria Postuar më 22 Shkurt 2025, 10:07

AIDA ka miratuar mbi 28 projekte-Cilat janë skemat e mbështetjet për ndërmarrjet?

Nga Diamila Leka

AIDA ka miratuar mbi 28 projekte-Cilat janë skemat e mbështetjet

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, në total ka miratuar mbi 28 projekte ndërsa vlera e investimeve arrin deri në 4.49 miliardë lekë. Referuar të dhënave të Agjencisë, numri i të punësuarëve ka arritur mbi 25 mijë individë.

Por cilat janë skemat e mbështetjes për sipërmarrjet?

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, ka hapur thirrjen për mbështetjen dhe zhvillimin e Ndërmarrjeve, Mikro, të Vogla dhe të Mesme për vitin 2025. Kjo thirrje synon rritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve, zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve, inovacionin/rinovimin e teknologjisë, zhvillimin e artizanatit si dhe mbështetjen e grave sipërmarrëse me qëllim nxitjen drejt eksportit dhe forcimin e aftësive të tyre lidhur me shërbimet dhe produktet për një treg të qëndrueshëm. Kjo thirrje synon mbështetjen e NMVM-ve që e ushtrojnë veprimtarinë e tyre brenda territorit të vendit.

Për skemën e parë, mbështetja financiare do të jetë për shpenzime korrente, dhe ka një vlerë financimi deri në 2.500.000 lekë, ndërsa mbulimi i kostove është 100%. Ndërkohë, skema e dytë e mbështetjes financiare do të jetë për shpenzime kapitale. Ndërsa vlera e financimit deri në 1.500.000 lekë, të cilat janë për ato projekte për konkurrueshëmrinë, ndërsa për projektet e artizantatit, vlera e financimit do të arrijë deri në 1.000.000 lekë.

Ndërkohë, thirrja për mbështetje të bizneseve, do të jetë deri më 28 shkurt në orën 14:00.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat