33 të moshuar për çdo persona 100 në punë/ Raporti i varësisë ende nën mesataren e BE-së

Raporti i Varësisë sipas së të moshuarve është një tregues i rëndësishëm ekonomik dhe demografik që mat ekuilibrin midis popullsisë ekonomikisht të varur dhe asaj ekonomikisht aktive. Ky raporti mat numrit e personave të moshuar, mbi moshën e punës (65+ vjeç), me numrin e personave që janë në moshë për të punuar (nga 15 deri në 64 vjeç), shprehur në përqindje.
Por si qëndron Shqipëria në krahasim me pjesën tjetër të kontinentit?
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave (INSTAT), gjatë vitit 2024 raporti i varësisë ndaj të moshuarve në vend ishte 31.1%, duke ruajtur një balancë të mirë, pasi mesatarja e Bashkimit Europian rezulton 33.9%. Në fillim të vitit 2025 ky tregues u rrit lehtë në 33.5%, por mbeti sërish nën mesataren europiane. Kjo do të thotë se për çdo 100 persona në moshë pune, Shqipëria ka rreth 33 të moshuar në varësi, çka tregon se vendi nuk ka arritur ende nivelet e plakjes së popullsisë që po përjetojnë shumë vende të tjera të kontinentit.
Sipas të dhënave të Agjencisë Europiane të Statistikave, disa nga shtetet më të zhvilluara rezultojnë me përqindjet më të larta të varësisë ndaj të moshuarve një tregues që nuk konsiderohet pozitiv për ekonominë.Në krye të listës qëndron Italia, me 38.4%, e ndjekur nga Bullgaria, Franca dhe Portugalia, secila me rreth 38.2%, ndërsa Finlanda ka një raport prej 37.8%.
Këto të dhëna tregojnë se edhe në vendet e zhvilluara, plakja e popullsisë është një sfidë serioze që kërkon politika të mirëfillta për punësim, pensione dhe mbështetje sociale.
Në anën tjetër, Azerbajxhani paraqitet si vendi me raportin më të ulët të varësisë ndaj të moshuarve, me vetëm 13.1%, i ndjekur nga Turqia, Islanda, Mali i Zi dhe Armenia, të cilat gjithashtu ruajnë një nivel të ulët varësie.
Ndërsa shtetet përballen me pasojat ekonomike të strukturave të tyre demografike, është thelbësore që politikëbërësit, ekonomistët dhe organizatat ndërkombëtare të kuptojnë këto raporte për të ndërtuar strategji afatgjata.
Bregdeti dhe ndërtimi, “motori” i kredive bankare/ Lezha i kalon të gjithë me rritjen vjetore, ndërsa Tirana mban peshën më të madhe
Në fund të tremujorit të tretë të vitit 2025, stoku total i huave për bizneset në vend arriti në 512.9 miliardë lekë, duke u rritur me 7.4% krahasuar me të......
Thellohet kriza politike në Francë - Partitë e majta franceze bojkotojnë diskutimet për buxhetin
Partitë opozitare të majta në Francë bojkotuan një takim qeveritar që synonte arritjen e një kompromisi mbi buxhetin shtetëror të vitit 2026, ndërsa......
“Rishikim i rregullores për çmimet e sigurimit” - 12 rekomandime të Kuvendit ndaj AMF për mbikëqyrje më efektive dhe përafrim me BE-në
Kuvendi i Shqipërisë i kërkon Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare të thellojë përpjekjet për zhvillimin e një tregu sigurimesh më të hapur, transparent dhe......
Britania “përgatit terrenin” për rritjen e taksave - Ministrja e financave: Nevojiten masa për të mbrojtur shpenzimet publike
Ministrja britanike e financave, Rachel Reeves, ka hapur rrugën për rritje të taksave, duke theksuar se buxheti i saj i dytë vjetor do të ketë “vendime të......
Shqipëria, sa larg është nga anëtarësimi në BE? - Unioni “nuk lëkundet” në vendimin për t'u zgjeruar me vende të reja deri në 2030
Procesi i anëtarësimit të disa prej shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian po përparon me ritme të shpejta. Samiti BE-Ballkani Perëndimor që......
Transformimi digjital i vendeve kandidate - Si po përputhen politikat kombëtare me standardet e BE-së?
Për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, vendet duhet të përafrohen me koleksionin e ligjeve, rregulloreve dhe politikave të bllokut me 27 anëtarë. Kjo......
Mijëra mundësi punësimi në të gjithë vendin - Oferta për profesionet elementare dhe të diplomuarit
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive njofton se janë të shpallura 6000 vende të lira pune në portalin kombëtar të punësimit puna.gov.al, duke ofruar......
379 milionë euro nga konsumi dhe pagat në Tetor - 10-mujori, të ardhurat tatimore u rritën me 12.1%
Vjeshta ka hyrë me “këmbë të mbarë” sa i takon të ardhurave në buxhet të mbledhura nga administrata tatimore, kryesisht si rrjedhojë e rritjes së konsumit......





