Mijëra mundësi punësimi në të gjithë vendin - Oferta për profesionet elementare dhe të diplomuarit

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive njofton se janë të shpallura 6000 vende të lira pune në portalin kombëtar të punësimit puna.gov.al, duke ofruar mundësi të shumta punësimi për qytetarët në të gjithë vendin.
Pozicionet e shpallura përfshijnë qindra vende pune në sektorë të ndryshëm, si në industrinë e prodhimit, shërbime, tregti, turizëm, teknologji informacioni, bujqësi dhe administratë. Këto mundësi janë të hapura për të gjitha nivelet arsimore, nga punëtorë të kualifikuar deri te specialistë dhe drejtues.
Procesi i aplikimit është i thjeshtë, i shpejtë dhe plotësisht online përmes portalit zyrtar www.puna.gov.al, ku çdo person mund të krijojë profilin e tij dhe të aplikojë për pozicionin që i përshtatet më shumë. Nëse qytetarët kanë nevojë për asistencë gjatë procesit të aplikimit, ata mund të drejtohen pranë zyrës më të afërt të punës, ose të kontaktojnë me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive përmes email-it apo WhatsApp-it, për çdo pyetje apo ndihmë shtesë.
Ky është një moment i rëndësishëm për të gjithë ata që janë në kërkim të një mundësie të re profesionale, një hap drejt punësimit dhe zhvillimit të aftësive personale. Synimi mbetet lehtësimi i punësimit në vend, për të ndihmuar qytetarët në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt profesionale.
Ndërkohë, sipas të dhënave të INSTAT në tremujorin e dytë 2025, shkalla zyrtare e punësimit për popullsinë 15–64 vjeç është 69.1 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, kjo shkallë është rritur me 0.5 pikë përqindje.
Ndërsa, shkalla zyrtare e papunësisë për popullsinë 15 vjeç e lart është 8.5 %. Ky tregues është ulur me 0.1 pikë përqindje nga tremujori i mëparshëm, por në raport me të njëjtin tremujor të një viti më parë ka mbetur i pandryshuar.
						                  
            			                       379 milionë euro nga konsumi dhe pagat në Tetor - 10-mujori, të ardhurat tatimore u rritën me 12.1%
Vjeshta ka hyrë me “këmbë të mbarë” sa i takon të ardhurave në buxhet të mbledhura nga administrata tatimore, kryesisht si rrjedhojë e rritjes së konsumit......
						                  
            			                       BE shqyrton objektivin klimatik për COP30 - Ministrat synojnë marrëveshje të re për uljen e emetimeve
Ministrat e klimës të Bashkimit Evropian synojnë të miratojnë një objektiv të ri për ndryshimet klimatike, që të mos shkojnë të papërgatitur në samitin e......
						                  
            			                       Rriten vetëprodhuesit e energjisë elektrike - Numri total arrin në 3137, kapaciteti total i instaluar shkon në 284 mWp
Numri i konsumatorëve që vetëprodhojnë energjinë elektrike ka pësuar rritje me 30% gjatë këtij viti, në raport me vitin 2024. Sipas të dhënave zyrtare nga......
						                  
            			                       “Pensionet do rriten çdo muaj”/ Rama: Nga janari deri në fund të mandatit!
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot përmes një videomesazhi në rrjetet sociale se duke nisur nga janari i këtij viti pensionet do rriten çdo muaj përtej......
						                  
            			                       Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Dobësohen monedhat kryesore
Dollari amerikan nuk ka pësuar lëvizje të ndjeshme nga dita e djeshme duke mos regjistruar luhatje të vlerës këtë mëngjes teksa vijon të blihet sot me 83.3......
						                  
            			                       Polonishtja, gjuha më efektive për komunikim me “IA” - Studimi: Anglishtja renditet e gjashta. “Zhgënjen” gjuha kineze
Nga 26 gjuhë të ndryshme, polonishtja rezulton të jetë më efektive për komandimin e modeleve të inteligjencës artificiale, ndërsa anglishtja renditet vetëm e......
						                  
            			                       Gjermani, gazi shtrenjtohet me ritme rekord - Faturat e ngrohjes janë trefishuar në 4 vitet e fundit
Gjermanët po përballen me një rritje prej 82% të kostove të ngrohjes, që nga viti 2021. Një rol të rëndësishëm ka pasur shkëputja e lidhjeve me Rusinë pas......
						                  
            			                       Turistët rusë “braktisin” Malin e Zi - Trefish më pak se në vitin 2019. Zgjerohet numri i vizitorëve nga Turqia
Në muajin shtator, Mali i Zi priti 189,447 turistë, të cilët qëndruan gjithsej 687,000 net. Krahasuar me shtatorin e vitit 2019, numri i tyre u zgjerua me......




						                  
            			                       
