“Rishikim i rregullores për çmimet e sigurimit” - 12 rekomandime të Kuvendit ndaj AMF për mbikëqyrje më efektive dhe përafrim me BE-në

Kuvendi i Shqipërisë i kërkon Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare të thellojë përpjekjet për zhvillimin e një tregu sigurimesh më të hapur, transparent dhe të orientuar drejt standardeve evropiane.
Në një projektrezolutë të fundit, Kuvendi ka përcaktuar 12 drejtime ku AMF duhet të përqendrojë punën e saj në periudhën që vjen. Në qendër të vëmendjes është tregu i sigurimeve të detyrueshme për automjetet, ku Kuvendi kërkon hetim të praktikave që mund të kenë kufizuar konkurrencën dhe rritur çmimet. AMF duhet të bashkëpunojë me Autoritetin e Konkurrencës për të analizuar mënyrën si kompanitë shkëmbejnë informacion dhe ndikimin që kjo ka në sjelljen e tyre tregtare.
Po ashtu, kërkohet rishikimi i rregullores për përllogaritjen e çmimeve të sigurimit, duke u bazuar në modelin italian. Ky model përfshin sistemin “bonus-malus” që shpërblen shoferët e kujdesshëm, sigurimin familjar dhe çmime të personalizuara sipas historikut të drejtimit dhe zonës ku ndodhin aksidentet.
Kuvendi i bën thirrje AMF-së të hetojë edhe platformat digjitale të paligjshme që mundësojnë koordinimin e çmimeve mes kompanive të sigurimit. Ndërkohë, kërkohet që Bordi i AMF-së të zgjidhë çështjet e brendshme dhe të plotësojë vakancat në pozicionet drejtuese.
Në fushën e reformave, AMF duhet të përshpejtojë zbatimin e standardeve evropiane si Solvency II dhe SNRF 17, të rrisë transparencën financiare dhe të monitorojë me kujdes strategjitë e investimit të kompanive. Po ashtu, duhet të ndihmojë qeverinë në krijimin e një skeme sigurimi për produktet bujqësore dhe të avancojë me krijimin e një skeme kompensimi për investitorët në tregjet e kapitalit.
Në fund, Kuvendi kërkon që AMF të publikojë më shumë informacion në faqen e saj zyrtare për subjektet që mbikëqyr, duke rritur besimin e qytetarëve dhe investitorëve në sistemin financiar të vendit.
						                  
            			                       Britania “përgatit terrenin” për rritjen e taksave - Ministrja e financave: Nevojiten masa për të mbrojtur shpenzimet publike
Ministrja britanike e financave, Rachel Reeves, ka hapur rrugën për rritje të taksave, duke theksuar se buxheti i saj i dytë vjetor do të ketë “vendime të......
						                  
            			                       Shqipëria, sa larg është nga anëtarësimi në BE? - Unioni “nuk lëkundet” në vendimin për t'u zgjeruar me vende të reja deri në 2030
Procesi i anëtarësimit të disa prej shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian po përparon me ritme të shpejta. Samiti BE-Ballkani Perëndimor që......
						                  
            			                       Transformimi digjital i vendeve kandidate - Si po përputhen politikat kombëtare me standardet e BE-së?
Për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, vendet duhet të përafrohen me koleksionin e ligjeve, rregulloreve dhe politikave të bllokut me 27 anëtarë. Kjo......
						                  
            			                       Mijëra mundësi punësimi në të gjithë vendin - Oferta për profesionet elementare dhe të diplomuarit
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive njofton se janë të shpallura 6000 vende të lira pune në portalin kombëtar të punësimit puna.gov.al, duke ofruar......
						                  
            			                       379 milionë euro nga konsumi dhe pagat në Tetor - 10-mujori, të ardhurat tatimore u rritën me 12.1%
Vjeshta ka hyrë me “këmbë të mbarë” sa i takon të ardhurave në buxhet të mbledhura nga administrata tatimore, kryesisht si rrjedhojë e rritjes së konsumit......
						                  
            			                       BE shqyrton objektivin klimatik për COP30 - Ministrat synojnë marrëveshje të re për uljen e emetimeve
Ministrat e klimës të Bashkimit Evropian synojnë të miratojnë një objektiv të ri për ndryshimet klimatike, që të mos shkojnë të papërgatitur në samitin e......
						                  
            			                       Rriten vetëprodhuesit e energjisë elektrike - Numri total arrin në 3137, kapaciteti total i instaluar shkon në 284 mWp
Numri i konsumatorëve që vetëprodhojnë energjinë elektrike ka pësuar rritje me 30% gjatë këtij viti, në raport me vitin 2024. Sipas të dhënave zyrtare nga......
						                  
            			                       “Pensionet do rriten çdo muaj”/ Rama: Nga janari deri në fund të mandatit!
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot përmes një videomesazhi në rrjetet sociale se duke nisur nga janari i këtij viti pensionet do rriten çdo muaj përtej......




						                  
            			                       
