Britania “përgatit terrenin” për rritjen e taksave - Ministrja e financave: Nevojiten masa për të mbrojtur shpenzimet publike

Ministrja britanike e financave, Rachel Reeves, ka hapur rrugën për rritje të taksave, duke theksuar se buxheti i saj i dytë vjetor do të ketë “vendime të vështira”. Reeves synon të mbrojë shpenzimet publike ndërsa redukton borxhin e Britanisë.
Në një fjalim vetëm tre javë para dorëzimit të buxhetit, ministrja shpjegoi sfidat e vështira ekonomike me të cilat po përballet, duke përmendur nivele të larta borxhi, produktivitet të ulët dhe inflacion të qëndrueshëm. Reeves tha se qeveria me shumë gjasa do të duhet të marrë “vendime të vështira” në buxhetin e 26 nëntorit, që do të kërkojnë “kontributin e të gjithëve” për të siguruar punësimin, si dhe të ardhmen e shëndetësisë dhe arsimit.
“Ndërsa marr vendime mbi taksat dhe shpenzimet, do të bëj atë që është e nevojshme për të mbrojtur familjet nga inflacioni i lartë dhe normat e interesit… për të mbrojtur shërbimet tona publike nga rikthimi i masave shtrënguese,” tha ajo në konferencë.
“E kuptoj dëshirën për zgjidhje të lehta. Politikanët e viteve të fundit kanë ofruar vetëm zgjidhje të përkohshme, në vend që të bëjnë plane afatgjata ekonomike. Ata ishin të papërgjegjshëm atëherë, dhe ata që vazhdojnë të kërkojnë zgjidhje të lehta, janë të papërgjegjshëm tani,” u shpreh Reeves.
Fjalët e saj, që hodhën qartë fajin mbi administratat konservatore të mëparshme, sugjeruan se qeveria laburiste mund të thyejë premtimin e partisë për të mos rritur taksat kryesore, atë mbi të ardhurat, TVSH-në ose Sigurimet Kombëtare.
Instituti Resolution Foundation parashikon se Reeves do të duhet të rrisë taksat me 26 miliardë paund. Ministrja refuzoi të përgjigjej drejtpërdrejt nëse po përgatit Britaninë për rritje taksash, duke thënë se politikat do të prezantohen më vonë këtë muaj në buxhet.
Shqipëria, sa larg është nga anëtarësimi në BE? - Unioni “nuk lëkundet” në vendimin për t'u zgjeruar me vende të reja deri në 2030
Procesi i anëtarësimit të disa prej shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian po përparon me ritme të shpejta. Samiti BE-Ballkani Perëndimor që......
Transformimi digjital i vendeve kandidate - Si po përputhen politikat kombëtare me standardet e BE-së?
Për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, vendet duhet të përafrohen me koleksionin e ligjeve, rregulloreve dhe politikave të bllokut me 27 anëtarë. Kjo......
Mijëra mundësi punësimi në të gjithë vendin - Oferta për profesionet elementare dhe të diplomuarit
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive njofton se janë të shpallura 6000 vende të lira pune në portalin kombëtar të punësimit puna.gov.al, duke ofruar......
379 milionë euro nga konsumi dhe pagat në Tetor - 10-mujori, të ardhurat tatimore u rritën me 12.1%
Vjeshta ka hyrë me “këmbë të mbarë” sa i takon të ardhurave në buxhet të mbledhura nga administrata tatimore, kryesisht si rrjedhojë e rritjes së konsumit......
BE shqyrton objektivin klimatik për COP30 - Ministrat synojnë marrëveshje të re për uljen e emetimeve
Ministrat e klimës të Bashkimit Evropian synojnë të miratojnë një objektiv të ri për ndryshimet klimatike, që të mos shkojnë të papërgatitur në samitin e......
Rriten vetëprodhuesit e energjisë elektrike - Numri total arrin në 3137, kapaciteti total i instaluar shkon në 284 mWp
Numri i konsumatorëve që vetëprodhojnë energjinë elektrike ka pësuar rritje me 30% gjatë këtij viti, në raport me vitin 2024. Sipas të dhënave zyrtare nga......
“Pensionet do rriten çdo muaj”/ Rama: Nga janari deri në fund të mandatit!
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot përmes një videomesazhi në rrjetet sociale se duke nisur nga janari i këtij viti pensionet do rriten çdo muaj përtej......
Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Dobësohen monedhat kryesore
Dollari amerikan nuk ka pësuar lëvizje të ndjeshme nga dita e djeshme duke mos regjistruar luhatje të vlerës këtë mëngjes teksa vijon të blihet sot me 83.3......



