Shqipëria, sa larg është nga anëtarësimi në BE? - Unioni “nuk lëkundet” në vendimin për t'u zgjeruar me vende të reja deri në 2030

Procesi i anëtarësimit të disa prej shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian po përparon me ritme të shpejta. Samiti BE-Ballkani Perëndimor që mbahet këtë të martë është një moment kyç në politikën e zgjerimit.
Shqipëria është shteti me të cilin Bashkimi Evropian i ka hapur negociatat për grupkapitujt më shpejt se me çdo vend tjetër të rajonit. Edhe pse Mali i Zi është më afër anëtarësimit në BE në krahasim me vendet e tjera fqinje, sërish i janë nevojitur 8 vite, nga 2012 deri në 2020, për të hapur të gjithë kapitujt.
Maqedonia e Veriut mbajti Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian në të njëjtën kohë me Shqipërinë, në 2022, por ndërsa vendi ynë i ka hapur pothuajse të gjithë kapitujt me BE, procesi i negociatave me Maqedoninë e Veriut ka ngecur dhe nuk është hapur asnjë grupkapitull me Unionin, fillimisht për shkak të çështjes së emrit me Greqinë dhe tashmë për njohjen e minoritetit bullgar.
Nga ana tjetër, Bosnja dhe Hercegovina i hapi negociatat vitin e kaluar, por nuk është bërë asnjë hap në drejtim të grupkapitujve. Serbia i ka nisur negociatat në 2014 dhe rezulton të ketë akoma kapituj për të hapur, ndërkohë Kosova është i vetmi shtet në rajon që nuk po bën hapa përpara drejt BE.
Në 2024, BE hapi zyrtarisht negociatat edhe me Ukrainën e Moldavinë.
Shqipërisë i janë dashur vetëm 3 vite për të nisur negociatat për të gjithë grupkapitujt, pasi brenda këtij muaji, Shqipëria pritet të hapë edhe negociatat për grupkapitullin e fundit të trupës së legjislacionit evropian, eu acquis, lidhur me “Burimet, Bujqësinë dhe Kohezionin”, i cili përbëhet nga 5 kapituj që përfshijnë përafrim dhe zbatim legjislacioni në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, politikave veterinare dhe fitosanitare, peshkimit, dispozitat financiare dhe buxhetore, politikat rajonale dhe koordinimin e instrumentave strukturorë.
Secili prej grupkapitujve ka sfidat e veta në arritjen e standardeve të BE, por padyshim ka edhe kapituj ku Shqipëria është në avantazh. Komisioni Evropian e ka theksuar vazhdimisht që Shqipëria ka bërë progres të dukshëm për sa i përket reformave, ku së fundmi u vlerësua edhe si vendi që ka përparuar më shumë në përmbushjen e objektivave të Agjendës Kombëtare të Reformave.
Nga zhvillimet e 3 viteve të fundit kuptojmë që po, Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjerohet dhe arsyeja kryesore që qëndron pas kësaj janë ndryshimet e shpejta gjeopolitike.
Transformimi digjital i vendeve kandidate - Si po përputhen politikat kombëtare me standardet e BE-së?
Për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, vendet duhet të përafrohen me koleksionin e ligjeve, rregulloreve dhe politikave të bllokut me 27 anëtarë. Kjo......
Mijëra mundësi punësimi në të gjithë vendin - Oferta për profesionet elementare dhe të diplomuarit
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive njofton se janë të shpallura 6000 vende të lira pune në portalin kombëtar të punësimit puna.gov.al, duke ofruar......
379 milionë euro nga konsumi dhe pagat në Tetor - 10-mujori, të ardhurat tatimore u rritën me 12.1%
Vjeshta ka hyrë me “këmbë të mbarë” sa i takon të ardhurave në buxhet të mbledhura nga administrata tatimore, kryesisht si rrjedhojë e rritjes së konsumit......
BE shqyrton objektivin klimatik për COP30 - Ministrat synojnë marrëveshje të re për uljen e emetimeve
Ministrat e klimës të Bashkimit Evropian synojnë të miratojnë një objektiv të ri për ndryshimet klimatike, që të mos shkojnë të papërgatitur në samitin e......
Rriten vetëprodhuesit e energjisë elektrike - Numri total arrin në 3137, kapaciteti total i instaluar shkon në 284 mWp
Numri i konsumatorëve që vetëprodhojnë energjinë elektrike ka pësuar rritje me 30% gjatë këtij viti, në raport me vitin 2024. Sipas të dhënave zyrtare nga......
“Pensionet do rriten çdo muaj”/ Rama: Nga janari deri në fund të mandatit!
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot përmes një videomesazhi në rrjetet sociale se duke nisur nga janari i këtij viti pensionet do rriten çdo muaj përtej......
Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Dobësohen monedhat kryesore
Dollari amerikan nuk ka pësuar lëvizje të ndjeshme nga dita e djeshme duke mos regjistruar luhatje të vlerës këtë mëngjes teksa vijon të blihet sot me 83.3......
Polonishtja, gjuha më efektive për komunikim me “IA” - Studimi: Anglishtja renditet e gjashta. “Zhgënjen” gjuha kineze
Nga 26 gjuhë të ndryshme, polonishtja rezulton të jetë më efektive për komandimin e modeleve të inteligjencës artificiale, ndërsa anglishtja renditet vetëm e......



