Sa të “sigurtë” janë punonjësit në vendin e punës? - 4500 individë pa sigurime dhe kontrata pune me bizneset

A mjafton që një vend pune ta quash të tillë vetëm sepse merr një pagesë mujore? Një vend pune është më shumë se sa kaq, është siguri dhe mbrojtje sociale. Por jo të gjitha bizneset e ofrojnë këtë pavarësisht se shkelin legjislacionin në fuqi. Informaliteti në punë vijon të jetë ende shqetësim për punëmarrësit, pavarësisht reformave të ndërmarra në këtë drejtim
Përgjatë vitit 2023, Inspektorati Shtetëror i Punës gjatë inspektimeve të kryera në biznese të shtrira në të gjithë territorin e vendit ka konstatuar 1,965 punëmarrës informal ose 9.2% më shumë se një vit më parë. Nga kjo shifër, për 1949 prej tyre është formalizuar marrëdhënia e punësimit brenda procesit inspektues, përmes masave ligjore të marra nga inspektorët.
Por përpos informalitetit problematikë vijon të jetë mungesa e një kontratë midis punëdhënësit dhe punëmarrësit, e cila mbron edhe më shumë të drejtat e të të punësuarit kur ka abuzime, por nga ana tjetër edhe të vetë biznesit. Në lidhje me kontrollin e kontratave individuale të punës na rezulton një përmirësim i lehtë i punonjësve të konstatuar të punojnë pa një dokument të tillë, por që sërish nuk e zgjidh fenomenin.
Inspektorati Shtetëror i Punës ka konstatuar dhe trajtuar për formalizim të plotë të marrëdhënies së punësimit, 2,502 punëmarrës pa kontrata individuale pune të konstatuar ose rreth 15% më pak se konstatimi i vitit 2022.
Të dhënat kanë dalë nga inspektimet e ndërmarra në 9938 subjekte private dhe shtetërore në të gjithë vendin, dhe kontrollin e mbi 216 mijë vendeve të punës.
Elisabeta Dosku/SCAN
Sondazh

Ukrainë, “shpërthim” i papritur në tregun e pasurive të paluajtshme - Lulëzojnë zonat larg vijës së parë të luftimeve
Ndërsa pushtimi rus vazhdon për të tretin vit, tregu i pasurive të paluajtshme në Ukrainën e shkatërruar nga lufta po lulëzon në zona larg vijës së parë të......

Merr fund ëndrra amerikane - Jo të gjithë mund të kenë një automjet dhe një shtëpi
Ëndrra amerikane ka ngecur. Tashmë një automjet, një shtëpi dhe një punë nuk janë më një situatë e arritshme për të gjithë. Kjo sepse pavarësisht optimizimit......

33.3 mld lekë për zgjerimin e autostradës Tiranë – Durrës - ARRSH bën gati tenderët për shtimin e 2 korsive në secilin kah
Mbi 33.3 mld lekë parashikohet të kushtojë zgjerimi i autostradës Tiranë – Durrës, në 5.7 km e saj të parë. Autoriteti Rrugor Shqiptar planifikon të hapë 2......

Pamjet nga Japonia që tronditën rrjetin - Rituali i vajtjes në punë: Në rradhë dhe në heshtje
Japonia njihet për traditat dhe disiplinën e madhe në shumë fusha të jetës. Pamjet e fundit që qarkullojnë duke bërë bujë në rrjetet sociale, shfaqin ritualin......

India ndërton termocentralin më të madh në planet - Do të jetë pesë herë më i madh se Parisi
India do te ketë termocentralin më të madh në botë, me nëj sipërfaqe pesë herë më të madhe se ajo e Parisit. Kompania projektuese planifikon të investojë 100......

Cili është parashikimi i motit për të ardhmen? - Zorba: Klima të konsiderohet pasuri kombëtare
Ndryshimet klimatike, bën bashkë ekspertët në Ditën Botërore të Meteorologjisë. Fokusi kryesor i këtij forumi shkencor është klima dhe ndryshimet klimatike në......

Sazani të ndjekë modelin e Singaporit! Kulla të larta, seli për kompanitë globale - Propozimi i Nikolin Jakës: Ishulli, zonë e lirë ekonomike
Kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka e vlerëson si një mundësi të jashtëzakonshme projektin amerikan për investim në ishullin e Sazanit. Madje ai shkon më......

Diskutimi për buxhetin e portit tregtar në Porto Romano - Balluku: Do jetë zonë militare, s’jepet me PPP
Ndryshimi i buxhetit të shtetit, me qëllim financimin e portit tregtar në Porto Romano u shoqërua me debate gjatë seancës plenare për miratimin e Aktit......