Sa të punësuar kemi në institucionet publike? - 36.3% e punonjësve janë në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit

Ligji për buxhetin e shtetit 2024, planifikon 85,346 punonjës buxhetorë ose 428 punonjës më shumë se në vitin 2023. Ministritë janë institucionet buxhetore më të mëdha në vend. Por si paraqitet trendi i të punësuarve në tre vitet e fundit në institucionet buxhetore të vendit? Sipas shifrave, konstatojmë se rreth 37% e punonjësve buxhetorë në vitin 2023 janë nën vartësinë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në vlerë absolute themi se gjatë këtij viti janë punësuar 31,005 punonjës në këtë institucion.
Kjo ministri ka patur numrin më të lartë të punonjësve edhe në vitin 2022 dhe vijon ta ketë edhe gjatë vitit 2024. Pas ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ndjek Ministria e Brendshme me 15,248 punonjës që përbëjnë 18% të totalit. Pason Ministria e Mbrojtjes me 8,863 punonjës ose me 10.4% të totalit të punonjësve buxhetorë. Vazhdojnë në renditje, Ministria e Financave dhe Ekonomisë me 6,040 punonjës, Ministria e Drejtësisë me 5,378 punonjës dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me 4,338 punonjës.
“Scan Intel” ka përpunuar të dhënat e publikuara nga Ministria e Financave për punonjësit buxhetorë për vitin 2024. Shifrat tregojnë se Ministria e Arsimit dhe Sportit vazhdon të mbajë vendin e parë me numrin më të lartë të punonjësve dhe ndiqet nga Ministria e Brendshme me 15,296 punonjës, Ministria e Mbrojtjes me 8,863 punonjës dhe Ministria e Drejtësisë me 5,346 Pra, tendeca e punësimit ka pak diferencë krahasimisht me vitin 2023.
Ndërkohë, nëse bëjmë një analizë vjetore vëmë re se Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka patur një ulje drastike me 46.4%, duke punësuar gjatë vitit 2024, 2,802 punonjës më pak se një vit më parë. Në të kundërt, Ministria e Kulturës ka shënuar rritje me 299.4% duke punësuar 3,000 punonjës më shumë se një vit më parë. Në fund të analizës konkludojmë se: Trendi sa i takon numrit të punonjësve buxhetorë eshtë rritës vit pas viti.
Armela Duka/SCAN
Sondazh

Portugalia lehtëson taksat - Objektivi kryesor janë investimet e huaja
Qeveria e re e qendrës së djathtë të Portugalisë planifikon të rivendosë lehtësimet e diskutueshme tatimore që tërhoqën një valë të huajsh në vend. Por nga ana......

Paga më të ulëta në krahasim me rajonin - Papunësia 10.7%. Më mirë se Mali i Zi, por më dobët se Kosova
Përveç Kosovës, jemi të fundit në rajon për sa I përket pagave të larta. Ndonëse nuk kemi ende një pasqyrë të pagave mesatre bruto në vendin tonë pas rritjes......

Qeveria pagesë për punësimin e grupeve vulnerabël - Program 6 mujor/ 8 mijë lekë për pjesëmarrje, u hiqen shpenzimet për transport
Qeveria do të mbështesë financiarisht grupet vulnerabël me qëllim integrimin në tregun e punës. Vendimi i cili përcakton procedurat, kriteret dhe rregullat për......

Kryeministri i ri britanik Starmer rrethohet nga ‘gratë’ - Kush është laburisti i moderuar me nostalgjinë për BE!
“Është koha për të rindërtuar vendin”! Duke premtuar një qeveri në shërbim të popullit, kryeministri i ri i Britanisë së Madhe Keir Starmer ka zgjedhur të......

Teknologji smart në 11 nënstacione elektrike - Firmoset kontrata me KfW, reduktim i humbjeve në rrjet dhe rritje e sigurisë së furnizimit
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të nisë investimin për modernizimin e 11 nënstacioneve elektrike në Tiranë dhe Durrës. Administratori i......

Diversiteti etnik në Shqipëri, treguesit e Cens 2023 - Minoritetet greke dhe romë përbëjnë shumicën e popullsisë joshqiptare
Shqipëria, megjithë ndryshimet e shumta në numrin e popullsisë, mbetet një mozaik etnik interesant. Sipas të dhënave të fundit të Censit 2023 rezulton se......

Si parashikohet gjendja e ekonomisë në të ardhmen? - Rritja e pagave dhe rënia e inflacionit ndikuan në fuqinë blerëse të qytetarëve
Ekonomia do të vijojë të rritet në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme. Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo rritje do të mbështetet nga përmirësimi i vazhdueshëm......

Energjia bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë në BE - Kostot të paktën 50% më të larta, kompanitë europiane në disavantazh
Vendet e BE-së do të paguajnë shumë më tepër për energjinë elektrike sesa SHBA-ja dhe Kina për shumë vite madje dhe bizneset europiane do të jenë në mënyrë të......