Europa Postuar më 6 Korrik 2024, 13:58

Kryeministri i ri britanik Starmer rrethohet nga ‘gratë’ - Kush është laburisti i moderuar me nostalgjinë për BE!

Nga SCAN TV
Kryeministri i ri britanik Starmer rrethohet nga ‘gratë’ - Kush

“Është koha për të rindërtuar vendin”! Duke premtuar një qeveri në shërbim të popullit, kryeministri i ri i Britanisë së Madhe Keir Starmer ka zgjedhur të rrethohet nga gratë në ekzekutivin e tij. Një qeveri laburiste që rikthehet në pushtet pas 14 vitesh do të ketë 45 vjecaren Rachel Reeves në ministrinë e financave. Më pas do të jetë Angela Rayner, progresiste në postin e zv/kryeminstres e cila premton riekuilibrin social dhe territorial të vendit. Një reformë e cila pritet prej vitesh nga banorët e Londrës. Ivet Kuper do të vazhdojë të mbajë postin e ministres së brendshme.

Ndërkohë që kreu i këtij ekzekutivi kryesisht rozë, Keir Starmer, përshkruhet si një laburist i moderuar me nostalgji për Bashkimin Europian. Djalë i një cifti punëtorësh i rritur në periferi, me profesion është avokat i specializuar në të drejtat e njeriut, i martuar dhe me dy fëmijë. Prindërit e tij i kanë vënë emrin e themeluesit të partisë laburiste Keir Hardie.

Kryeministri i ri do të përballet fillimisht me sfidat e lëna pas nga Brexit. Si për shembull pasojat në financat publike, gjithnjë e më shtypëse dhe me një rritje ekonomike që nuk po arrin të ingranohet. Por dhe në restaurimin e marrëdhënieve sidomos tregtare me Bashkimin Europian duke e cilësuar si një prioritet për qeverinë e re. Starmer prej kohësh lufton për një referendum të dytë për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BR por tashmë duket se po tregohet më i kujdesshëm duke deklaruar se duhet respektuar rezultati i referendumit.

Pak javë më parë lideri laburist prezantoi pikat kryesore të programit të tij, mes të cilave krijimin e rishpërndarjen e pasurisë duke synuar përmirësimin e cilësisë së jetës së punëtorëve. Gjithashtu dhe rritjen me 5% të taksave për ata që përfitojnë më shumë të ardhura, fuqizimin e shëndetit publik, anulimin e ligjeve të ashpra për grevat si dhe shpërbërjen e dhomës së lordëve. Në program është dhe krijimi i një komandoje të re për kufijtë dhe sigurinë, me një buxhet fillestar prej 75 milion paund dhe me fuqi  të ngjashme me ato të anti terrorit për të luftuar kontrabandën. Dhe në fund një politikë të jashtme në mbështetje të NATO-s dhe Izraelit.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat