Qeveria pagesë për punësimin e grupeve vulnerabël - Program 6 mujor/ 8 mijë lekë për pjesëmarrje, u hiqen shpenzimet për transport

Qeveria do të mbështesë financiarisht grupet vulnerabël me qëllim integrimin në tregun e punës. Vendimi i cili përcakton procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programit të nxitjes së punësimit nëpërmjet riintegrimit social, ka hyrë në fuqi.
Përfituesit e këtij programi janë punëkërkuesit e papunë të regjistruar në zyrën e punës, të cilët evidentohen nga ndërveprimi me sistemin tatimor se kanë më shumë se 6 muaj të papunë Prioritet kanë përfituesit e skemës së ndihmës ekonomike, anëtarë të komunitetit rom dhe egjiptian, personat me aftësi të kufizuara, gratë që banojnë në njësitë administrative vendore, ku nuk ka struktura vendore punësimi, si dhe punëkërkues të tjerë nga grupet e veçanta.
Programi i riintegrimit social është një program me kohëzgjatje deri në gjashtë muaj, i cili ka qëllim përfshirjen në tregun e punës të punëkërkuesve të papunë nëpërmjet ofrimit të këshillimit të specializuar për punësim, vetëpunësim dhe formim profesional. Programi në fjalë do të zbatohet nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive në bashkëpunim me institucione të tjera publike dhe organizata jofitimprurëse, të cilat kanë në fokus të veprimtarisë së tyre fuqizimin ekonomik të grupeve të disavantazhuara.
Referuar vendimit, programi i riintegrimit social u ofron punëkërkuesve shërbimet mbështetëse, si edhe një mbështetje financiare për pjesëmarrjen në program. Konkretisht pagesë për pjesëmarrje në program, në vlerën prej 8 mijë lekësh në muaj, për çdo përfitues.
Për përfituesit, persona me aftësi të kufizuara, pagesa është 10 mijë lekë; bonus për shpenzimet e transportit, në rast se distanca e vendbanimit nga vendi i zbatimit të programit është më e madhe se 2 km, në vlerën prej 1 800 lekësh në muaj; bonus për kujdesin e fëmijëve në ngarkim, deri në fillimin e arsimit bazë, në vlerën prej 4 mijë lekësh në muaj për fëmijë; bonus për kujdesin e të moshuarve ose të të sëmurëve në ngarkim, në vlerën prej 3 mijë lekësh në muaj për person.
OJF-ja, që ofron shërbimet e këtij programi, në favor të përfituesve, mbështetet financiarisht me subvencionim të kostove. Financimi i programit për OJF-në zbatuese të këtij programi kryhet në formën e një granti, ku mbulohen të gjitha shpenzimet, i cili disbursohet në tre këste. Nëse individët punësohen në një biznes prej një afat të paktën 6 muaj pas përfundimit të programit, OJF-ja përfiton 10 mijë lekë bonus për çdo individ.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Kryeministri i ri britanik Starmer rrethohet nga ‘gratë’ - Kush është laburisti i moderuar me nostalgjinë për BE!
“Është koha për të rindërtuar vendin”! Duke premtuar një qeveri në shërbim të popullit, kryeministri i ri i Britanisë së Madhe Keir Starmer ka zgjedhur të......

Teknologji smart në 11 nënstacione elektrike - Firmoset kontrata me KfW, reduktim i humbjeve në rrjet dhe rritje e sigurisë së furnizimit
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të nisë investimin për modernizimin e 11 nënstacioneve elektrike në Tiranë dhe Durrës. Administratori i......

Diversiteti etnik në Shqipëri, treguesit e Cens 2023 - Minoritetet greke dhe romë përbëjnë shumicën e popullsisë joshqiptare
Shqipëria, megjithë ndryshimet e shumta në numrin e popullsisë, mbetet një mozaik etnik interesant. Sipas të dhënave të fundit të Censit 2023 rezulton se......

Si parashikohet gjendja e ekonomisë në të ardhmen? - Rritja e pagave dhe rënia e inflacionit ndikuan në fuqinë blerëse të qytetarëve
Ekonomia do të vijojë të rritet në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme. Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo rritje do të mbështetet nga përmirësimi i vazhdueshëm......

Energjia bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë në BE - Kostot të paktën 50% më të larta, kompanitë europiane në disavantazh
Vendet e BE-së do të paguajnë shumë më tepër për energjinë elektrike sesa SHBA-ja dhe Kina për shumë vite madje dhe bizneset europiane do të jenë në mënyrë të......

“3 milionë euro për kategoritë në nevojë” - Programi i mbështetur nga USAID e UNDP, mbi 900 përfitues në Durrës, Lezhë dhe Kurbin
Mbi 900 persona, përfshirë fëmijët dhe të moshuarit, kanë marrë shërbime në tre Qendrat e ngritura me mbështetjen e USAID dhe UNDP, në Durrës, Lezhë dhe......

Bora Muzhaqi në Lushnje dhe Kuçovë: Vijojnë takimet me të rinjtë për rishikimin e Ligjeve “Për Rininë” dhe “Për Vullnetarizmin”
Bora Muzhaqi, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, pas takimeve me të rinjtë në Kurbin dhe dhe Shkodër, është ndalur këtë herë në Lushnje e në Kuçovë në......

Hapet tuneli i Llogarasë, në ceremoni kryeministri Rama - Balluku: Do të ketë dhe një tunel emergjence me 11 dalje
Tuneli i Llogarasë u hap zyrtarisht për të lehtësuar aksesin e qarkullimit të mjeteve drejt jugut të Shqipërisë. Nën ison e polifonisë labe, qytetarë të......