Sa shpenzon shteti për bebet? - Analiza e shifrave në 5 vjet/ Lindshmëria në pikiatë, efektet zero
Në vitin 2019 qeveria vendosi që të ndërmerrte një politikë për mbështetjen e familjeve të reja me qëllim rritjen e lindshmërisë, duke ofruar bonus për bebet që vinin në jetë. Masa e bonusit për fëmijën e parë u caktua 40 mijë lekë, për fëmijën e dytë 80 mijë lekë dhe për fëmijën e tretë 120 mijë lekë. Kjo bështetje financiare përfitohej edhe nga fëmije e lindur jashtë vendit, ndërsa së fundmi duket se kjo kategori do të përjashtohet pasi projektligji që penalizon emigrantët po diskutohet në komisionet kuvendore.
Por sa shpenzon qeveria për bebet që vijnë në jetë? SCAN ka bërë një analizë të shifrave nga viti 2019 kur ka filluar kjo politikë dhe rezulton se buxheti i shpenzuar në atë vit ka qenë rreth 2.3 miliardë lekë, dhe ka ardhur në rritje progresive në 2.8 miliardë lekë në 2020, 3.3 miliardë në 2021 dhe 3.1 miliardë lekë në 2022. Ndërsa deri në Korrik të këtij vitit janë disbursuar 1.7 miliardë lekë. Pra, buxheti më i lartë i shpenzuar në 5 vjet është 3.3 miliardë lekë. Dhe në total nga 2019-ta deri në Korrik 2023, për bebet në formë bonusi kanë shkuar rreth 13.3 miliardë lekë apo rreth 132 milionë dollarë.
Por cili është efekti i kësaj politike në shtimin e popullsisë? Të dhënat e INSTAT mbi lindshmërinë, tregojnë se kaq para sa jep qeveria për lindjet e reja, jo vetëm nuk e kanë nxitur lindshmërinë, por ka ndodhur e kundërta. Nga viti 2019 dhe në vijim, numri i lindjeve ka rënë në mënyrë drastike. Konkretisht në 2019 regjistroheshin 28.561 lindje, dhe nga viti në vit ka pasur një reduktim duke arritur në shifrën e 24.688 bebe të lindura në vitin 2022.
Kjo tregon domosdoshmërinë për ndërmarrjen e politikave më të mirëmenduara dhe më mbështetëse për familjet e reja, për shkak se për një sërë arsyesh që lidhen me mungesën e sigurisë në punë, të ardhurat e ulëta dhe shpenzimet në rritje, çiftet e reja po tregohen të “kursyer” në shtimin e familjes.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Projektet me ndikim negativ në mjedis - Drafti i ministrisë: Të reduktohet koha e shqyrtimit të raporteve të VNM-ve
Koha e shqyrtimit të raporteve të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, që paraqiten nga subjektet si detyrim për zbatimin e projekteve do të reduktohet. Ministria......

Ndryshojnë kriteret për certifikimin e turizmit detar - Lehtësohen procedurat për operatorët që ofrojnë aktivitete lundrimi
Qeveria ka ndryshuar disa nga kriteret për certifikimin e operatorëve të turizmit detar, duke lehtësuar këtë proces. Bëhet fjalë për të gjitha subjektet që......

Gati dy tenderë të rinj për korridorin VIII - Elbasan-Qafë Thanë/ Fondi limit, 5 mld lekë për lotet 3 dhe 4
Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikon të zhvillojë 2 tenderë të tjerë për zgjerimin e rrugës Elbasan – Qafë Thanë, pjesë e korridorit VIII. Procedurat do të......

Yieldet e bonove stabilizohen pranë 3% - Interesat e letrave me vlerë të qeverisë, përsëri shumë të ulëta në shtator
Bonot e thesarit me afat maturimi 12-mujor kanë mbetur edhe këtë javë të fundit të shtatorit në nivele shumë të ulëta, fare pranë normës bazë të interesit të......

Ministrat e Ekonomisë të Procesit të Berlinit: Integrimi ekonomik shtysë drejt paqes në rajon
Ministrat e Ekonomisë të Procesit të Berlinit, përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe partnerë të tjerë në Procesin e Berlinit u takuan më 26 shtator 2023 në......

Ekonomia e Shqipërisë, rritje 2,5% këtë vit - BERZH lë të pandryshuar parashikimin. Sektori i turizmin jep kontributin kryesor
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në publikimin e saj më të fundit ka lënë ta pandryshuar, ashtu si në publikimin e majit, rritjen e ekonomisë......

Autoriteti Portual Durrës: Rritet me 5% numri i pasagjerëve për periudhën Janar –Gusht 2023 krahasuar me një vit më parë
Nëpërmjet një njoftimi publik Autoriteti Portual Durrës ka bërë me dije se përgjatë 8 muajve të fundit nëpërmjet Portit të Durrësit kanë udhëtuar 622,188......

Inovacioni, Shqipëria fiton një pozicion - Përmirësohemi edhe në pikëzim, por dështojmë sa i përket kapitaleve njerëzore dhe kërkimore
Indeksi Global i Inovacionit për vitin 2023 i publikuar së fundmi nga “Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale” e pozicionon Shqipërinë në vend të 83 mes......