Yieldet e bonove stabilizohen pranë 3% - Interesat e letrave me vlerë të qeverisë, përsëri shumë të ulëta në shtator
Bonot e thesarit me afat maturimi 12-mujor kanë mbetur edhe këtë javë të fundit të shtatorit në nivele shumë të ulëta, fare pranë normës bazë të interesit të Bankës së Shqipërisë prej 3%. Ato janë shitur këtë javë me yieldin 3.15%, i njëjtë me ankandin e mëparshëm për këtë instrument i zhvilluar në fund të gushtit. Normat e interesit kanë shënuar luhatje të papërfillshme që prej mesit të qershorit, kur yeildi mesatar rezultonte 3.29%, duke konfirmuar mungesën e presioneve rritëse dhe krijimin e një stabiliteti të shtrirë në kohë. Në dy ankandet që pasuan, yieldet ranë në nivelin 3.09%, fare pranë normës bazë të interesit të Bankës së Shqipërisë. Që prej asaj periudhe, normat e interesit të instrumenteve 12-mujore janë luhatur mes vlerave 3.13% deri 3.15%.
Ndërkaq, në rritje ka qenë në këtë ankand edhe kërkesa e investitorëve për bono 12 mujore. Shuma e shpallur nga Qeveria ishte 7.2 miliardë lekë, ndërkohë që shuma e vënë në dispozicion nga investitorët ishte thuajse 11 miliardë lekë. Raporti mes shumës së shpallur dhe kërkesës së investitorëve ka ardhur në rritje të lehtë karahasuar me ankandin e mëparshëm, në një kohë që në muajt e verës u vërejt një prani e ulët investitorësh.
Por, megjithë rritjen e pranisë së investitorëve në ankandet e fundit, vëmendja e tyre për letra me vlerë të qeverisë ka ardhur në rënie gjatë këtij viti, gjë që paqsqyrihet qartë edhe te ecuria e depozitave në sistemin bankar. Gjashtëmujori i parë i këtij viti ka forcuar tendencën e individëve e bizneseve drejt depozitave me afate të gjata. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, depozitat pa afat shënuan një ngadalësim në 8.4% të normave të rritjes, ndërsa ato me afat vijuan rritjen dyshifrore me 11.1% për gjysmën e parë të vitit. Kontributi tjetër vjen prej një serie paketash që sistemi bankar ka propozuar për depozitat. Në treg gjenden oferta për depozita 1-vjeçare në lek, ndërkohë që ka pasur oferta të ngjashme edhe për depozitat në euro.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Ministrat e Ekonomisë të Procesit të Berlinit: Integrimi ekonomik shtysë drejt paqes në rajon
Ministrat e Ekonomisë të Procesit të Berlinit, përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe partnerë të tjerë në Procesin e Berlinit u takuan më 26 shtator 2023 në......

Ekonomia e Shqipërisë, rritje 2,5% këtë vit - BERZH lë të pandryshuar parashikimin. Sektori i turizmin jep kontributin kryesor
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në publikimin e saj më të fundit ka lënë ta pandryshuar, ashtu si në publikimin e majit, rritjen e ekonomisë......

Autoriteti Portual Durrës: Rritet me 5% numri i pasagjerëve për periudhën Janar –Gusht 2023 krahasuar me një vit më parë
Nëpërmjet një njoftimi publik Autoriteti Portual Durrës ka bërë me dije se përgjatë 8 muajve të fundit nëpërmjet Portit të Durrësit kanë udhëtuar 622,188......

Inovacioni, Shqipëria fiton një pozicion - Përmirësohemi edhe në pikëzim, por dështojmë sa i përket kapitaleve njerëzore dhe kërkimore
Indeksi Global i Inovacionit për vitin 2023 i publikuar së fundmi nga “Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale” e pozicionon Shqipërinë në vend të 83 mes......

Turqia do të mbështesë ofertën e Suedisë në NATO nëse SHBA mban premtimin për shitjen e F-16!
Parlamenti i Turqisë do të mbajë premtimin e tij për të ratifikuar ofertën e Suedisë në NATO, nëse administrata e presidentit të SHBA Joe Biden hap rrugën për......

Maqedonia e Veriut përfundon termocentralin më të madh diellor në Ballkanin Perëndimor – Do të mbulojë rreth 30 mijë familje me energji
Ballkani Perëndimor është i ngadalshëm në vendosjen e energjisë diellore, por lista e njësive fotovoltaike të shkallës së shërbimeve po bëhet gradualisht më e......

SHBA zgjat për një kohë të pacaktuar ndalimin e Kinës për prodhuesit e çipave të Koresë së Jugut!
Shtetet e Bashkuara pritet të zgjasin pafundësisht ndalimin për prodhuesit e çipave të Koresë së Jugut Samsung Electronics dhe SK Hynix për nevojën e licencave......

Ushqimi, karburanti, veshmbathjet: Sa nevojitet vërtet për një jetë dinjitoze dhe larg varfërisë?
Sa objekte ju nevojiten për të bërë një jetë të denjë, jashtë varfërisë? Është një pyetje e vështirë që studiuesit nga Universiteti i Freiburgut, Gjermani, u......