Shqipëria Postuar më 27 Shtator 2023, 12:36

Autoriteti Portual Durrës: Rritet me 5% numri i pasagjerëve për periudhën Janar –Gusht 2023 krahasuar me një vit më parë

Nga SCAN TV
Autoriteti Portual Durrës: Rritet me 5% numri i pasagjerëve për

Nëpërmjet një njoftimi publik Autoriteti Portual Durrës ka bërë me dije se përgjatë 8 muajve të fundit nëpërmjet Portit të Durrësit kanë udhëtuar 622,188 pasagjerë ose 5 % më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Sipas të dhënave zyrtare të Autoriteti Portual Durrës, bëhet e ditur se 690 tragete dhe 223 anije tregtare janë përpunuar përgjatë periudhës Janar – Gusht 2023, të cilat kanë sjellë në vendin tonë pasagjerë dhe mallra të ndryshme.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat