Inovacioni, Shqipëria fiton një pozicion - Përmirësohemi edhe në pikëzim, por dështojmë sa i përket kapitaleve njerëzore dhe kërkimore
Indeksi Global i Inovacionit për vitin 2023 i publikuar së fundmi nga “Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale” e pozicionon Shqipërinë në vend të 83 mes 132 vendeve duke grumbulluar në total 25.4 pikë. Krahasuar me edicionin e vitit 2022 vendi ynë shihet të jetë përmirësuar edhe në pikëzim edhe në renditje duke fituar një pozicion.
Indeksi Global i Inovacionit zbulon ekonomitë më inovative në botë, mat performancën e ekosistemeve dhe “gjurmon” tendencat e reja të inovacionit dhe përparimin teknologjik në 132 ekonomi të botës.
I parashikuar për të patur një pamje sa më të plotë të inovacionit, Indeksi përfshin shumë tregues, ku mes tyre masat për mjedisin politik, arsimin, infrastrukturën dhe krijimin e njohurive të reja. Shtyllat kryesore mbi të cilat ngrihet ky indeks janë: Institutcionet, Kapitalet njerëzore dhe kërkimore, Infrastruktura, Sofistikimet e tregut dhe biznesit, si dhe Njohuritë e teknologjisë dhe kreativiteti. Vlerësimi i pikëve bëhet nga 0 deri në 100 pikë, ku 0 përfaqëson nivelin më të dobët dhe 100 nivelin më të mirë.

Krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria renditet e fundit. “Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale” në Indeksin Global të Inovacionit 2023, rendit Serbinë në vend të parë në rajon si ekonomia më inovative duke e pozicionuar në vend të 53-të. Maqedonia e Veriut ndjek Serbinë në vend të 54-t, ndërsa Mali i Zi renditet në vend të 75-të. E parafundit në rajon renditet Bosnje Hercegovina në vend të 77-të. Nëse do të flisnim në rang botëror renditjen e kryeson Zvicra e ndjekur nga Suedia në vend të dytë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vend të tretë.

Ndërkohë, që Shqipëria në indeksin e përgjithshëm renditej në vend të 83, “Scan Intel” ka analizuar renditjen e vendit tonë në të gjitha shtyllat e përmendura më lart. Pozicionimin më pozitiv vendi ynë e regjistron sa i përket infrastrukturës duke u renditur në vend të 53-të, ndërkohë pozicionin më negativ e kemi për sa i përket njohurive teknologjike dhe sofistikimit të tregut duke u renditur ne vend të 91 dhe 93 respektivisht.
Për kapitalet njerëzore dhe kërkimore Shqipëria po ashtu vlerësohet të ketë një pozicionim jo aq pozitiv dhe ka rënë në pozicion, krahasuar me vitin e kaluar, duke u renditur në vend të 96-të mes 123 vendeve në total.
Xhorxhina Deda/SCANSondazh

Turqia do të mbështesë ofertën e Suedisë në NATO nëse SHBA mban premtimin për shitjen e F-16!
Parlamenti i Turqisë do të mbajë premtimin e tij për të ratifikuar ofertën e Suedisë në NATO, nëse administrata e presidentit të SHBA Joe Biden hap rrugën për......

Maqedonia e Veriut përfundon termocentralin më të madh diellor në Ballkanin Perëndimor – Do të mbulojë rreth 30 mijë familje me energji
Ballkani Perëndimor është i ngadalshëm në vendosjen e energjisë diellore, por lista e njësive fotovoltaike të shkallës së shërbimeve po bëhet gradualisht më e......

SHBA zgjat për një kohë të pacaktuar ndalimin e Kinës për prodhuesit e çipave të Koresë së Jugut!
Shtetet e Bashkuara pritet të zgjasin pafundësisht ndalimin për prodhuesit e çipave të Koresë së Jugut Samsung Electronics dhe SK Hynix për nevojën e licencave......

Ushqimi, karburanti, veshmbathjet: Sa nevojitet vërtet për një jetë dinjitoze dhe larg varfërisë?
Sa objekte ju nevojiten për të bërë një jetë të denjë, jashtë varfërisë? Është një pyetje e vështirë që studiuesit nga Universiteti i Freiburgut, Gjermani, u......

Mbi shitja e biletave të fluturimit: Sa para fitojnë linjat ajrore!
Pothuajse të gjitha fluturimet janë të mbivendosura. Mbingarkesa e biletave është e ligjshme dhe industria argumenton se pasagjerët përfitojnë nga kjo......

Çmimet e larta rrisin investimet në ullishte - Prodhuesit spanjollë të vajit të ullirit joshin kapitalin privat
Firmat me kapital privat po kthejnë vëmendjen e tyre tek fermat e ullirit në Spanjë dhe Portugali, vende që përdorin teknika të reja bujqësore për të rritur......

Google mbush 25 vjeç! - “E keqja e domosdoshme” e teknologjisë së përditshmërisë
Përdorimi i algoritmeve nga gjigandi i motorëve të kërkimit Google për të fuqizuar motorin e tij të kërkimit, rezultoi të ishte një transformim në industri......

Guajana, ekonomia me rritjen më të shpejtë në botë! - Deri në vitin 2028 rritja mund të kalojë pragun 100%
Ekonomia me rritje më të shpejtë në botë mund të jetë në rrugën e duhur për t'u zgjeruar me më shumë se 100% deri në vitin 2028, e nxitur kryesisht nga fitimet......