Guajana, ekonomia me rritjen më të shpejtë në botë! - Deri në vitin 2028 rritja mund të kalojë pragun 100%

Ekonomia me rritje më të shpejtë në botë mund të jetë në rrugën e duhur për t'u zgjeruar me më shumë se 100% deri në vitin 2028, e nxitur kryesisht nga fitimet nga sektori i prodhimit dhe eksportit të naftës.
Bëhet fjalë për Guajanën, një vend në Amerikën e Jugut me një popullsi prej rreth 800 mijë banorë, ekonomia e së cilës parashikohet të rritet 38% deri në fund të vitit - një ritëm jashtëzakonisht i shpejtë, sipas parashikimeve të fundit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Por FMN nuk është i vetmi në optimizmin e tij.
BMI, një njësi kërkimore e Fitch Solutions, është gjithashtu e mendimit se Guajana do të regjistrojë rritje shpërthyese këtë vit dhe pret që PBB reale të rritet me rreth 115% në pesë vitet e ardhshme.
BMI sheh parashikon që prodhimi i naftës në Guajana të rritet nga rreth 390 mijë fuçi në ditë këtë vit, në mbi 1 milion fuçi në ditë deri në vitin 2027, ndërsa fushat e reja në det të hapur në bllokun Stabroek të vendit janë zhvilluar nga një konsorcium i udhëhequr nga ExxonMobil.
Blloku Stabroek i Guajanës është një rezervuar nafte prej 6.6 milionë hektarësh në brigjet e Atlantikut të vendit dhe vlerësohet të mbajë 11 miliardë fuçi naftë, sipas ExxonMobil.
Me kalimin e kohës, çmimet e naftës do të jenë mjaft të paqëndrueshme dhe përfundimisht do të qëndrojnë të ulëta. Kjo është arsyeja pse është jashtëzakonisht e rëndësishme për Guajanën të diversifikojë ekonominë e saj. Guajana regjistroi një rritje të PBB-së prej 62.3% në vitin 2022, më e larta në botë, sipas FMN.
Përveç rritjes së prodhimit të naftës me hyrjen e një fushe të tretë nafte, rritja në sektorin jo-naftëtar të Guajanës është rritur gjithashtu nga investimet në transport, strehim dhe rritjen e kapitalit njerëzor. Raporti i FMN-së theksoi se sektorët e bujqësisë, minierave dhe guroreve gjithashtu po performojnë mirë.
BMI parashikon që vendi do të jetë sërish ekonomia me rritjen më të shpejtë në botë në vitin 2023 dhe pret që të ruajë titullin për të paktën dy vitet e ardhshme.
Eksportet më të forta të energjisë të Guajanës do të ushqejnë trajektoren e rritjes së vendit, si dhe përfitimet e përhapura nga investimet e forta, mundësitë e reja të punësimit dhe rritja e të ardhurave të qeverisë.
Trajektorja pozitive e rritjes do të vazhdojë, por kjo do të varet nga stabiliteti politik i vendit dhe çmimet e larta të naftës. Si çdo vend i varur nga të ardhurat nga nafta, Guajana përballet me rreziqe - veçanërisht në korrupsion dhe ‘sëmundje holandeze’. ‘Sëmundja holandeze’ është një term ekonomik që i referohet pasojave negative që lindin nga zhvillimi i shpejtë si rezultat i burimeve të reja, të cilat në mënyrë paradoksale dëmtojnë ekonominë e gjerë. Gjithashtu, BMI sheh rreziqe të dukshme politike.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

SHBA padit kompaninë Amazon - “Abuzime me pozicionin e saj dominues në treg”
Komisioni Federal i Tregtisë dhe prokurorët e përgjithshëm të 17 shteteve amerikane kanë paditur Amazon, duke e akuzuar gjigantin e tregtisë elektronike për......

"Superkontinenti" mund ta bëjë mbi 90% të Tokës të pabanueshme
Studimi i ri zbulon se një 'goditje e trefishtë' e CO2, diellit dhe një mega-kontinenti i ri mund ta bëjë Tokën të pabanueshme. Njerëzit mund të zhduken nga......

Kroaci: Cila është ana negative e bumit të turizmit?
Kroacia është një destinacion turistik mjaft i kërkuar. Industria e turizmit e këtij vendi të Evropës Juglindore pritet që këtë vit t'i tejkalojë shifrat e......

Gjermania do të braktisë rregullat e rrepta të ndërtimit!
Qeveria gjermane miratoi të hënën një plan prej 14 pikash për të trajtuar krizën e strehimit në vend. Marrëveshja erdhi në ditën e një takimi vendimtar midis......

Rikuperon ndjeshëm Dollari amerikan ndërsa Paundi dhe Franga humbasin pikë!
Dollari amerikan ka rikuperuar pikë ndjeshëm këtë mëngjes teksa është blerë sot në krahasim me dje me 100 lekë dhe është shitur me 101 lekë sipas kursit të......

RISIA E FUNDIT E KREDO.AL: KLUBI KREDO, KURSIME DHE PËRFITIME!
Në fushën e mikrofinancave, ku fuqia për të ndryshuar jetë varet nga aksesimi në shuma të vogla të kapitalit, Kredo.al dallohet si një dritare e inovacionit......

TEC-et lundrues, 7.2 mln euro për depozitat e karburantit - Shpallet kompania fituese, kontratë deri në nëntor 2025
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka shpallur kompaninë fituese që do të depozitojë dhe ngarkojë – shkarkojë lëndën djegëse për funksionimin e 2......

Sigurimi nga tërmetet, ndërmjetësit e pasurive pikëpyetje serioze - NAREA: Si do llgaritet kosto? Ç’efekte do ketë në treg? Ç’ndodh nëse s’ka tërmete?
Ndërmjetësit e pasurive të paluajtshme kanë vendosur një seri pikëpyetjesh të forta mbi projektligjin e Qeverisë që parashikon vendosjen e sigurimit të......