TEC-et lundrues, 7.2 mln euro për depozitat e karburantit - Shpallet kompania fituese, kontratë deri në nëntor 2025
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka shpallur kompaninë fituese që do të depozitojë dhe ngarkojë – shkarkojë lëndën djegëse për funksionimin e 2 termocentraleve lundrues në Vlorë.
Me një ofertë prej 7.2 mln euro fituese u shpall “La Petrolifera Italo – Albanese”, që është gjithashtu mbajtëse e koncesionit të terminalit të përpunimit të naftës dhe nënprodukteve të saj, i pozicionuar në afërsi të 2 impianteve të gjenerimit të energjisë. Sipas njoftimit të fituesit, kontrata që do të lidhet mes KESH dhe kompanisë do të përfundojë në 30 nëntor të vitit 2025. Ndërkaq, gara për lëndën djegëse të 2 TEC-eve lundures nuk është hapur ende, teksa deri më tani në faqen online të KESH, është hapur shprehja paraprake e interesit.
Sipas korporatës kjo procedurë synonte mbledhjen e shprehjeve të mundshme të interesit nga pjesëmarrësit e tregut për furnizimin e një sasie karburanti për asetet lundruese të energjisë, për një afat kohor prej 2 vitesh. Në fakt, çmimi i karburantit është një nga hallkat kryesore për të përcaktuar koston finale, me të cilën do të prodhohet energjia nga 2 gjeneruesit Tigri 1 dhe Tigri 2.
Ndërkohë që, deri më tani është bërë e ditur vetëm qiraja ditore, si dhe kostot e operimit dhe mirëmbajtjes, me një totale prej 94 500 USD në muaj. Impiantet u tenderuan përmes një procedure emergjente në kuadër të krizës energjetike gati 2 vite më parë, por deri më tani ato nuk janë vënë në punë.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Sigurimi nga tërmetet, ndërmjetësit e pasurive pikëpyetje serioze - NAREA: Si do llgaritet kosto? Ç’efekte do ketë në treg? Ç’ndodh nëse s’ka tërmete?
Ndërmjetësit e pasurive të paluajtshme kanë vendosur një seri pikëpyetjesh të forta mbi projektligjin e Qeverisë që parashikon vendosjen e sigurimit të......

Pengesat për tregun unik të Ballkanit Perëndimor - Ministrat e rajonit listojnë problematikat. Të gatshëm për të ulur barrierat
Pavarësisht se iniciativa për krijimin e tregut të përbashkët të Ballkanit Perëndimor ka nisur që në vitin 2020 si mekanizëm për tu integruar në tregun......

“Të 3-fishohet bonusi i bebeve në 180 mijë lekë” - Xhixho, letër qeverisë: Të ndalim shpopullimin duke mbështetur familjet e reja
Në një kohë që në komisionet parlamentare po diskutohet projektligji që u heq të drejtën emigrantëve për të përfituar nga bonusi i bebeve, Nënkryetarja e......

IEA : Kërkesa për lëndë djegëse fosile do të arrijë kulmin së shpejti, por kërkon veprim më të shpejtë!
Kërkesa globale për naftë, gaz natyror dhe qymyr ka të ngjarë të arrijë kulmin deri në vitin 2030, një zhvillim "inkurajues", por "jo aq sa duhet" për të......

Pse europianët paguajnë më shumë për iPhone-ët e tyre se amerikanët?
Apple është i njohur për prodhimin e produkteve me çmime të larta, dhe gama e re e telefonave të tyre nuk është ndryshe. iPhone 15 Pro Max i lançuar së fundmi......

Viktor Orbán pretendon se BE e ka 'mashtruar' Hungarinë lidhur me importet e drithërave të Ukrainës!
Kryeministri Viktor Orbán thotë se vendi u “mashtrua” nga BE-ja kur ra dakord të transportonte grurë ukrainas përmes Hungarisë, pasi dërgesat nëpër Detin e Zi......

Vendet e BE-së bien dakord për uljen e emetimeve të makinave
Rregullorja Euro7, siç dihet, synon të kufizojë emetimet nga automjetet, në vijim të Euro6 aktuale. Shtetet anëtare të Bashkimit Europian kanë rënë dakord për......

Zyra e “Luftës së Vjetër” transformohet në hotel - Shndërrimi në një tempull luksi kushtoi 1.6 miliardë paund
Dikur një pallat për dinastitë Tudor dhe Stuart, selia e operacioneve për liderët ushtarakë si Winston Churchill dhe një ndërtesë ikonike që ishte dëshmitare e......