Zyra e “Luftës së Vjetër” transformohet në hotel - Shndërrimi në një tempull luksi kushtoi 1.6 miliardë paund

Dikur një pallat për dinastitë Tudor dhe Stuart, selia e operacioneve për liderët ushtarakë si Winston Churchill dhe një ndërtesë ikonike që ishte dëshmitare e heshtur e ngjarjeve që formësuan shekullin e njëzetë, zyra ikonë e “Luftës së Vjetër” në Londër po hap dyert si një hotel pas një ndryshimi prej disa milionë paund. “Raffles London” do të hapet për publikun më 29 shtator si vendstrehimi më i ri luksoz i kryeqytetit britanik, duke shënuar një epokë të re të mikpritjes super luksoze.
Me 120 dhoma dhe suita që fillojnë nga 1 mijë dhe shkojnë deri në 24 mijë paund në natë, 85 apartamente, një sallë balloje me kapacitet për 600 persona, “tempulli” i luksit kushtoi 1.6 miliardë paund për t'u transformuar.
Sado paradoksale të duket në një kohë inflacioni të lartë dhe stresit financiar, Raffles është pjesë e një tendence më të gjerë në Londër. Këtë muaj, një tjetër hotel 1.2 miliardë euro, Peninsula, u hap në Hyde Park Corner, ndërsa në vjeshtë do të hapet në Mayfair hoteli i dytë Mandarin Oriental i kryeqytetit.
Çmimet e dhomave janë të paprecedentë pasi të gjitha fillojnë me katër shifra. Pas transformimit të zyrës së “Luftës së Vjetër” është Grupi Hinduja, një kompani e themeluar në Indinë koloniale që është rritur në një konglomerat global që punëson rreth 200 mijë njerëz. Ashtu si gazetat dhe klubet e futbollit, hotelet madhështore të Londrës kanë qenë gjithmonë trofe. Hotelet e reja ultraluksoze përsëri theksojnë trashëgiminë e tyre aziatike. Peninsula, Rosewood dhe Mandarin Oriental janë të vendosura në Hong Kong. Six Senses e ka selinë në Bangkok dhe Raffles i ka rrënjët në Singapor, ndonëse tani është pjesë e gjigantit francez Accor.
Por a mund të përballojë Londra kaq shumë dhoma hoteli super luksoze dhe çmime të tilla? Megjithë pasigurinë ekonomike, industria duket në rritje. Tregu është i fragmentuar, me të pasurit me të vërtetë të gatshëm të paguajnë më shumë, ndërkohë që klasat e mesme dhe të ulëta janë duke u shtrydhur, sipas analistëve.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Gushti "vulos" rekord të ri në turizëm - Shqipërinë e vizituan 2 milionë të huaj në një muaj dhe rreth 7,2 milionë në tetë muaj
Shifrat zyrtare vijojnë të konfirmojnë rekord pas rekordi në turizëm. Këtë vit sezoni i verës regjistron shifra që udhëheqin edhe periudhën para pandemisë sa i......

Remitancat, vlera rekord në Kosovë - Për 7-mujorin arrijnë në 754 milionë euro, 12% më shumë se një vit më parë
Dërgesat nga emigrantët vijojnë të mbajnë një peshë të rendësishme në ekonominë e Kosovës, sidomos në të ardhurat e familjeve. Këtë fakt e konfirmojnë edhe të......

Nën kontroll edhe çmimet e energjisë elektrike - Presidenti francez, Macron premton rezultate deri në fund të këtij viti
Deri në fund të këtij viti presidenti francez do të ketë kontrollin mbi cmimet e energjisë elektrike në vend. Ky është premtimi publik i Emmanuel Macron, i......

Zhvillohet Ministeriali euro-ballkanik i Ministrave të Ekonomisë nga BE-ja dhe rajoni – Rama: Nevojë për më shumë bashkëpunim!
Ministeriali euro-ballkanik i Ministrave të Ekonomisë nga BE-ja dhe rajoni, u zhvillua sot në Tiranë në kuadër të Procesit të Berlinit, me pjesëmarrjen e mbi......

Cilat vende të BE-së kanë më shumë vende të lira pune dhe cilat pozicione kanë kërkesën më të lartë?!
Pavarësisht nga një rënie në shkallën e vendeve të lira të punës, ka ende shqetësime të vazhdueshme për një mungesë më të madhe të fuqisë punëtore. Tregu i......

Italia, ndihmë ekonomike për familjet e biznesin - Masat e marra arrijnë vlerën 1.3 miliardë euro
Këshilli i Ministrave në Itali, miratoi projektligjin për ndihmën ekonomike për familjet, i cili ka 8 nene dhe masa për një vlerë rreth 1.3 miliardë euro dhe......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?!
Dollari amerikan ka ruajtur relativisht të njëjtat kuota sikurse edhe një ditë më parë duke u blerë sot me 99.5 lekë dhe duke u shitur me 100.4 lekë sipas......

ECOMARE: Një projekt europian që promovon biodiversitetin detar!
Ka dy qendra ECOMARE - Spitali CPRAM është i hapur 24 orë në ditë, gjatë gjithë vitit dhe aty është qendra kërkimore CEPAM, e promovuar nga Universiteti i......