Kosova Postuar më 26 Shtator 2023, 11:20

Remitancat, vlera rekord në Kosovë - Për 7-mujorin arrijnë në 754 milionë euro, 12% më shumë se një vit më parë

Nga SCAN TV
Remitancat, vlera rekord në Kosovë - Për 7-mujorin arrijnë

Dërgesat nga emigrantët vijojnë të mbajnë një peshë të rendësishme në ekonominë e Kosovës, sidomos në të ardhurat e familjeve. Këtë fakt e konfirmojnë edhe të dhënat e Bankës Qendrore, sipas të cilave remitancat deri në fund të korrikut 2023 arritën vlerën rreth 754 milionë euro, që paraqet rritje prej 12% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022. Vetëm në muajin korrik dërgesat nga emigrantët ishin 118.8 milionë euro. Remitancat kryesisht vijnë nga shtetet BE-së rreth 70% e totalit, prej të cilave kryeson Gjermania me 38.1%, e më pas Zvicra me 17.6% dhe SHBA rreth 7.5%.

Por, nga të dhënat paraprake të Bankës Qendrore të Kosovës, vlerësohet se një rekord prej 142,2 milionë euro janë regjistruar remitancat për muajin gusht. Prurjet më të mëdha kanë mbërritur në Kosovë përmes institucioneve financiare jobanka me 42%, kanale të tjera 40%, ndërsa përmes bankave vetëm 19% e dërgesave.

Një burim i rëndësishëm për ekonomitë familjare janë edhe institucionet e mikrofinancës. Kreditë bruto të këtyre institucioneve arritën vlerën prej rreth 334.2 milionë euro në gusht 2023, me një rritje 5.6 milionë euro krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kreditë ndaj ekonomive familjare gjatë këtij muaji përfaqësojnë 62.5% të totalit të huave të sektorit mikrofinanciar.

Dorian Koça/SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 26 Shtator

Sa këmbehen sot valutat kryesore?!

Dollari amerikan ka ruajtur relativisht të njëjtat kuota sikurse edhe një ditë më parë duke u blerë sot me 99.5 lekë dhe duke u shitur me 100.4 lekë sipas......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat