ECOMARE: Një projekt europian që promovon biodiversitetin detar!

Ka dy qendra ECOMARE - Spitali CPRAM është i hapur 24 orë në ditë, gjatë gjithë vitit dhe aty është qendra kërkimore CEPAM, e promovuar nga Universiteti i Aveiro, e cila është e hapur për publikun të mërkurën e tretë të çdo muaji.
Në grykëderdhjen e Aveiro në Portugali, biodiversiteti dhe ruajtja janë në qendër të projektit ECOMARE. Shkencëtarët dhe studiuesit që punojnë në këtë nismë europiane, të promovuar nga Universiteti i Aveiro, po hetojnë ndikimin e ndryshimeve klimatike në florën dhe faunën detare dhe po kujdesen gjithashtu për kafshët e lënduara.
Spitali CPRAM është i hapur 24 orë në 365 ditë në vit. dhe ka kapacitetin për të trajtuar më shumë se 1000 kafshë të lënduara në vit. Zogjtë përbëjnë shumicën e pranimeve. Gjithashtu kujdeset për delfinët dhe breshkat. Costa Nova është një breshkë e tillë që u kap në një rrjetë peshkimi, ajo ka qenë në qendër për shtatë muaj.
Spitali është përgjithësisht i mbyllur për publikun për të ruajtur shëndetin dhe rikuperimin e kafshëve, shumë prej të cilave kanë fraktura ose kanë gëlltitur grepa, plastikë dhe toksina.
Megjithatë, vizitorët lejohen të vijnë në qendrën CEPAM të mërkurën e tretë të çdo muaji për qëllime edukative.
Buxheti i përgjithshëm për këtë projekt është 4.8 milionë euro, 84.3% është subvencionuar nga politika e kohezionit të Bashkimit Europian.
Shumë ekspertë nga e gjithë bota udhëtojnë drejt grykëderdhjes së Aveiros për të shqyrtuar përfitimet e bioteknologjisë dhe efektet e ndryshimit të klimës në jetën detare.
Kujdesi për oqeanet është baza e këtij projekti sepse oqeanet na përkasin të gjithëve ne. Sot, Costa Nova rikthehet në Atlantik. Ky projekt, i cili fitoi çmimin REGIOSTARS, konsiderohet si një nga pesëmbëdhjetë nismat më të mira të mbështetura nga Bashkimi Evropian në 15 vitet e fundit.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Pse indianët kanë vetëm pak ditë për të kthyer miliarda në kartëmonedha?!
Kartëmonedha me vlerën më të lartë të vendit do të tërhiqet deri në fund të shtatorit - 3 miliardë dollarë nga të cilat janë ende në qarkullim. Kartëmonedha......

BE-ja i kërkoi të ndalojë tarifat për automjetet elektrike që tregtohen midis bllokut dhe Britanisë së Madhe!
Nëse vendosen, tarifat mund t'u kushtojnë prodhuesve të automjeteve të BE-së 4.3 miliardë euro gjatë tre viteve të ardhshme, sipas ACEA. BE-ja duhet të......

Eurostat: Importet e BE-së të naftës dhe gazit rus po vazhdojnë të ulen ndjeshëm!
Importet e BE-së të naftës dhe gazit rus vazhduan të ulen ndjeshëm në tremujorin e dytë të këtij viti, sipas të dhënave të reja të publikuara nga zyra......

5.2 mln pasagjerë nga Rinasi - Në më pak se 9 muaj, arrihet fluksi i vitit 2022. Në treg 18 shoqëri ajrore
Fluksi i pasagjerëve që kanë udhëtuar përmes aeroportit “Nënë Tereza” ka shënuar rritje të ndjeshme, ndërkohë që sipas të dhënave të publikuara nga kompania......

Sa emigrantë paguajnë për pension në Shqipëri? - Rriten kontribuesit vullnetarë dhe detyrimi vjetor
Numri i individëve që nuk janë në marrëdhënie pune dhe kontribuojnë vullnetarit në skemën shtetërore të pensioneve, është rritur me 26.3 % në gjysmën e parë të......

Rikthehen investimet e huaja në pasuritë e paluajtshme - Prill-Qershor, shtohen flukset nga Italia, Greqia e Gjermania. Bien ndjeshëm nga Turqia
Pas një rënie të ndjeshme në tremujorin e parë të vitit, investimet e huaja direkte kanë shënuar rritje gjatë periudhës prill-qershor, ndërkohë sektori i......

Mjalti, deri në 3 mijë lekë/kg? - Prodhim i dobët, bletërritësit përballen me shumë pengesa
Ky vit duket se nuk është i mbarë për prodhimin e mjaltit në vend duke bërë hapa pas në progresin e bërë deri më tani. Kushtet klimaterike kanë bërë që në disa......

Shpenzohen 34 mln euro për blerjen e energjisë - Faturë e “zbutur” për vitin 2023, KESH finalizon 2 tenderë për shtatorin
Brenda pak ditësh Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka përmbyllur 2 tenderë për blerjen e energjisë, teksa vlera e shpenzuar arrin në rreth 10 mln euro.......