Shpenzohen 34 mln euro për blerjen e energjisë - Faturë e “zbutur” për vitin 2023, KESH finalizon 2 tenderë për shtatorin
Brenda pak ditësh Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka përmbyllur 2 tenderë për blerjen e energjisë, teksa vlera e shpenzuar arrin në rreth 10 mln euro. Sasia e energjisë së siguruar do të përdoret për plotësimin e nevojave konsumatore gjatë muajit shtator, ndërkohë që këto shpenzime i shtohen faturës për blerje energjie, që sipas përllogaritjeve të TV SCAN ka arritur në rreth 34 mln euro. Në total, për vitin 2023 janë blerë rreth 313 mijë mWh energji, teksa çmimi mesatar arrin në gati 104 euro/mWh.
Ky ka qenë një vit i favorshëm për Korporatën, duke qenë se deri në muajin qershor situata hidrike ndikoi në rritjen e prodhimin e energjisë elektrike, duke bërë të mundur jo vetëm plotësimin e nevojave konsumatore, por edhe shitjen e energjisë.
Përmes procedurave të realizuar në periudhën janar - qershor KESH ka arritur të sigurojë të ardhura nga shitja e energjisë elektrike, ndonëse çmimi me të cilin shitej energjia mbetej më i ulët se në tregjet ndërkombëtare. Nga ky aktivitet, për periudhën 6 - mujore KESH arkëtoi rreth 41.5 mln euro.
Ndërkohë që, edhe çmimi me të cilin blihet energjia është ndjeshëm më i ulët se një vit më parë, për shkak se tregjet ndërkombëtare po shkojnë drejt stabilizimit dhe shumë pranë niveleve të parakrizës.
Gjithsesi, KESH vijon të kryejë procedurat e shit-blerjes së energjisë përmes faqes së saj online dhe jo në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike, që ka disa muaj që është operacionale. Ky instrument i tregut u ngrit për të siguruar çmime transparente dhe më konkurruese të energjisë elektrike.
Ola Mitre /SCAN
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Ku shkuan produktet “Made in Albania’ në gusht? - Italia dhe Kosova, destinacionet kryesore. Mbretëria e Bashkuar, me rritjen më të lartë
Sipas INSTAT vlera e eksporteve në muajin Gusht të viti 2023 arriti në 27 miliardë lekë duke shënuar një rënie prej 22% për shkak të nënçmimit të euros, por......

Pse tensioni në Kosovë mbetet ende i lartë? - Reuters analizon zhvillimet e fundit në vend
Sulmet e ndodhura në një manastir në veri të Kosovës kanë tërhequr vëmendjen mbi problemet e vazhdueshme në vend, 15 vjet pasi Prishtina shpalli pavarësinë. E......

Mete pret Ministrin e Deleguar Francez të Tregtisë dhe përfaqësues të bizneseve franceze!
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, priti në një takim zyrtar Ministrin e Deleguar përgjegjës për Tregtinë e Jashtme, Atraktivitetin dhe Francezët......

Vlerësimi i Standard&Poor’s për Shqipërinë – Mete: Tregues i progresit dhe trendit pozitiv të ekonomisë
Agjencia e vlerësimit Standard & Poor’s rishikoi në rritje perspektivën për Shqipërinë, nga e qëndrueshme në perspektivë pozitive, duke konfirmuar vlerësimin......

Ky vend ka më shumë restorante në listën e 'më të mirëve në botë'!
Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet "50 më të mirët në botë" të këtij viti se çdo tjetër. Por......

Humbjet e kartave të kreditit po rriten me ritmin më të shpejtë në pothuajse 30 vjet!
Kompanitë e kartave të kreditit po grumbullojnë humbje me ritmin më të shpejtë në pothuajse 30 vjet, jashtë krizës së madhe financiare, sipas Goldman......

Akademia e Forcave të Armatosura hap programin master në fushën e sigurisë kibernetike – Peleshi: Dega ndjek standardet e NATO-s
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, përmes një njoftimi të publikuar në faqen e tij zyrtare ka bërë thirrje të rinjve të bëhen pjesë e Akademisë së Forcave të......

Pse Spanja është ndër vendet me numrin më të lartë të njerëzve që nuk studiojnë apo punojnë në BE?
Në Spanjë, 17% e popullsisë as nuk studion dhe as nuk punon. Një shifër mbi mesataren e OECD prej 15%. Pra, pse po ndodh kjo? Për vite me radhë, Spanja ka......