Shqipëria Postuar më 25 Shtator 2023, 11:20

Akademia e Forcave të Armatosura hap programin master në fushën e sigurisë kibernetike – Peleshi: Dega ndjek standardet e NATO-s

Nga SCAN TV
Akademia e Forcave të Armatosura hap programin master në fushën e

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, përmes një njoftimi të publikuar në faqen e tij zyrtare ka bërë thirrje të rinjve të bëhen pjesë e Akademisë së Forcave të Armatosura, ku tashmë mund të ndjekin programin e sigurisë kibernetike.

“Cyber Security është një nga fushat më të kërkuara dhe të lakmuara të studimit në të gjithë botën. Për të gjithë ata që dëshirojnë të specializohen dhe të thellojnë njohuritë në fushën e Sigurisë Kibernetike, Akademia e Forcave të Armatosura ofron një mundësi të shkëlqyer që nuk duhet humbur”, shkruan Peleshi.

“Bëhuni pjesë e një programi të niveleve bashkëkohore që ndjek standardet e NATO-s. Pranimet janë të hapura për Vitin Akademik 2023-2024!”, ka shtuar ai.

Ky program studimi ka për qëllim të formojë gjeneratën e re të profesionistëve ushtarakë dhe civilë, të cilët do të përfitojnë njohuritë e duhura dhe eksperiencat për të zhvilluar sisteme më të sigurta kompjuterike. Ai synon t’i pajisë studentët me njohuri mbi bazat teorike dhe ti aftësojë me praktikat e nevojshme në fushën e sigurisë kibernetike të sistemeve të mbrojtjes, për të qenë të suksesshëm në këtë fushë sfiduese, shumë të nevojshme dhe të dobishme.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat