Italia “rregullon” taksën e kritikuar mbi bankat - Qeveria i jep mundësinë huadhënësve të rrisin rezervat

Italia do të rishikojë taksën e kritikuar mbi bankat duke u dhënë huadhënësve mundësinë për të rritur rezervat e tyre në vend që të paguajnë taksën. Muajin e kaluar, Roma u dha një goditje befasuese huadhënësve të saj duke vendosur një taksë prej 40% mbi të ardhurat që rrjedhin nga normat më të larta të interesit, pasi qortoi bankat për dështimin për të shpërblyer depozitat ndërsa Banka Qendrore Europiane rriti normat zyrtare.
Aksionet e bankës ranë përpara se ministria e Ekonomisë të sqaronte se nuk do të mblidhte më shumë se 0.1% të totalit të aktiveve të huadhënësve. Ndryshimet e propozuara, që do të miratohen javën e ardhshme nga Senati, vijnë pas kritikave nga sektori i industrisë, investitorët ndërkombëtarë dhe Banka Qendrore Europiane. Kjo e fundit u shpreh se taksa në fjalë mund të bëjë disa huadhënës të prekshëm ndaj një rënieje ekonomike.
Sipas një ndryshimi të qeverisë, tatimi që synon marzhin neto të interesit të bankave, një masë e fitimit që rezulton nga hendeku midis normave të kredisë dhe depozitave, do të kufizohet në 0.26% të ekspozimeve të ponderuara me rrezik.
Kushtet e reja favorizojnë bankat që mbajnë një përqindje më të lartë të obligacioneve qeveritare midis aktiveve të tyre, sepse ato kanë një peshë rreziku zero. Në vend që të paguajnë taksën, bankat mund të rrisin rezervat e tyre të pashpërndara me një shumë ekuivalente me dyfishin e tatimit dhe ta vendosin atë në mënyrë specifike në llogaritë e tyre.
Një opsion i tillë pritet të përjashtojë nga taksa bankat kooperativë, pasi ato zakonisht lënë mënjanë një pjesë të madhe të fitimeve të tyre si rezervë. Huadhënësit që zgjedhin të rrisin kapitalin mund ta shpërndajnë atë më vonë, por më pas ata do të duhet të paguajnë taksën plus interesin e ngarkuar në normën që BQE zbaton për depozitat e huadhënësve. Auditorët shtetërorë në Thesar miratuan versionin e fundit të propozimit të shtunën, sipas një dokumenti, duke shtuar se do të kërkohet një kufi maksimal tatimor të barabartë me atë të mëparshmin.
Kryeministrja italaine Giorgia Meloni në fillim të këtij muaji mbrojti arsyetimin për taksën duke lënë mudnësinë ndaj ndryshimeve, me kusht që të ardhurat të mbeten të pandryshuara në "pak nën" 3 miliardë euro). Roma synon të përdorë këto të ardhura për të financuar uljet e taksave dhe garancitë shtetërore për kreditë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Autoriteti i Konkurrencës do të monitorojë bankat për t'u siguruar që ato të mos i ngarkojnë klientët më shumë për shërbimet për të kompensuar taksën.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Industrisë së karburantit i kërkohet të shesë pa fitim! - Objektivi i Macron, shmangia e çmimeve të larta për klientët fundorë
Qeveria franceze do t'i kërkojë industrisë së karburantit të shesë pa fitim në një përpjekje për të zbutur goditjen e çmimeve më të larta ndaj konsumatorëve......

Nis numërimi mbrapsht për nxjerrjen e mineraleve nga deti - Planet e kompanive të mëdha dhe shqetësimet për ekuilibrin e jetës nënujore
Minierat në det të thellë mund të ofrojnë një zgjidhje për mungesën globale të metaleve të nevojshme për elektrifikimin, por gjithashtu paraqet rreziqe për......

Brexit zhduk pub-et, mbyllen 2 në ditë! - Analistët: Brenda 25 vitesh nuk do të mbetet hapur asnjë!
Një nga simbolet e Britanisë së Madhe duket se i ka ditët e numëruara. Pub-i, vendi tradicional i takimit për të biseduar e konsumuar birrë, po kthehet në një......

Java nis në rritje për Dollarin amerikan ndërsa Euro dhe Franga humbasin pikë!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë në rritje duke fituar pikë nga java e kaluar teksa është blerë sot me 99.5 lekë dhe është shitur me 100.4 lekë sipas......

Ekskluzive Reuters: Biden në bisedime me Vietnamin për marrëveshjen e armëve që mund të shqetësojë Kinën!
Administrata Biden është në bisedime me Vietnamin për një marrëveshje për transferimin më të madh të armëve në histori midis ish-kundërshtarëve të Luftës së......

Rusia planifikon një rritje prej 26% të shpenzimeve buxhetore në vitin zgjedhor 2024!
Rusia planifikon të rrisë shpenzimet buxhetore me 25.8% në 36.6 trilion rubla (383 miliardë dollarë) në vitin 2024, tha kryeministri Mikhail Mishustin, me......

Italia sheh tejkalim të deficitit buxhetor për vitin 2023 në rreth 5.5% të PBB-së!
Italia sheh tejkalimin e deficitit buxhetor të vitit 2023 në rreth 5.5% të produktit të brendshëm bruto (PBB) nga objektivi aktual prej 4.5%, sipas Reuters, të......

Çfarë do të ndodhte nëse shkretëtira e Saharasë do të mbushej me panele diellore?
Kriza energjetike dhe rritja historike e çmimeve të energjisë elektrike e kanë bërë të qartë rëndësinë e energjive alternative dhe të rinovueshme, siç janë,......