Europa Postuar më 25 Shtator 2023, 11:08

Industrisë së karburantit i kërkohet të shesë pa fitim! - Objektivi i Macron, shmangia e çmimeve të larta për klientët fundorë

Nga SCAN TV
Industrisë së karburantit i kërkohet të shesë pa fitim!

Qeveria franceze do t'i kërkojë industrisë së karburantit të shesë pa fitim në një përpjekje për të zbutur goditjen e çmimeve më të larta ndaj konsumatorëve fundorë. Presidenti Emmanuel Macron u shpreh se kreu i ekzekutivit do të takohet me grupet e interesit gjatë javës dhe do iu kërkohet që të shesin produktet e tyre pa fitim. Kreu i shtetit sqaroi se ngrirja e çmimeve në nivelet aktuale nuk ishte aq efektive sa shitja pa fitim.

Kishte gjithashtu ide për të detyruar tregtarët e karburanteve të shesin nën kosto, të cilat industria i refuzoi kategorikisht. Macron la në tryezë opsionin për t'i detyruar ata të shisnin me humbje, ndërsa kryeministrja Elisabeth Borne diskutoi idenë me shitësit e karburanteve.

Propozimi i shitjes me humbje do të ishte i përkohshëm, do të zgjaste 60 ditë dhe do të kërkonte shfuqizimin e një ligji 60-vjeçar. Megjithatë, ajo u braktis shpejt, kur shitësit e vegjël të karburanteve e kundërshtuan atë, duke argumentuar se nuk do të ishin në gjendje të konkurronin me tregtarët më të mëdhenj të karburantit, edhe pse ministri i Financave Bruno Le Maire premtoi ndihmë nga arkat publike.

Për më tepër, ata vunë në dukje, se nëse shitësit me pakicë të karburanteve dhe supermarketet do të detyroheshin të shesin me humbje, ata do ta kompensonin këtë duke rritur çmimet e produkteve të tjera.

Vitin e kaluar, gjatë rritjes së fundit të çmimit të naftës, qeveria franceze trajtoi çështjen e ndjeshme të çmimeve të karburanteve duke i subvencionuar ato më shumë. Këtë vit, Macron pranoi se nuk ka para mjaftueshëm për të përsëritur të njëjtën procedurë. Ai tha gjithashtu se qeveria nuk mund të përballojë uljen e taksave të karburantit për të zbutur goditjen e rritjes së çmimeve, sepse i duheshin paratë për të financuar tranzicionin e energjisë dhe mirëqenien sociale.

Buxheti i fundit i Francës përfshin një rritje të konsiderueshme në shpenzimet e planifikuara të tranzicionit, nga 33 miliardë euro, në 40 miliardë.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat