Pse tensioni në Kosovë mbetet ende i lartë? - Reuters analizon zhvillimet e fundit në vend

Sulmet e ndodhura në një manastir në veri të Kosovës kanë tërhequr vëmendjen mbi problemet e vazhdueshme në vend, 15 vjet pasi Prishtina shpalli pavarësinë. E nis në këtë mënyrë analizën e saj të gjatë agjencia e lajmeve Reuters për ngjarjet e fundit ku një anëtar i policisë së Kosovës u vra në veri të vendit nga serbë të armatosur rëndë dhe një tjetër mbeti i plagosur.
Serbët përbëjnë 5 % të 1.8 milionë banorëve të Kosovës dhe shqiptarët etnikë rreth 90%. Rreth 50 mijë serbë në veri të Kosovës, në kufirin me Serbinë, shprehin kundërshtimin e tyre duke refuzuar të paguajnë ndërmarrjen shtetërore për energjinë që përdorin dhe shpesh duke sulmuar policinë që përpiqet të arrestojë ata që shkelin ligjin. Të gjithë ata marrin përfitime nga buxheti i Serbisë dhe nuk paguajnë taksa as Prishtinës dhe as Beogradit.
Trazirat në rajon u intensifikuan kur kryetarët shqiptarë etnikë morën detyrën në zonën me shumicë serbe të Kosovës veriore pas zgjedhjeve të prillit që serbët bojkotuan, një veprim që bëri që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj të qortonin Prishtinën.
Por, tensionet ishin përshkallëzuar për muaj të tërë në një mosmarrëveshje mbi targat e automjeteve. Kosova prej vitesh kërkon që serbët në veri t'i ndërrojnë targat e tyre serbe, që datojnë nga epoka e para-pavarësisë, në ato të lëshuara nga Prishtina, si pjesë e politikës së saj për të kërkuar autoritet në të gjithë territorin e Kosovës.
Serbët në Kosovë kërkojnë të krijojnë një asociacion të komunave me shumicë serbe që funksionojnë me autonomi të konsiderueshme. Prishtina e refuzon këtë si një recetë për një mini-shtet brenda Kosovës, duke e ndarë në mënyrë efektive vendin sipas vijave etnike.
Të dërguarit e SHBA-së dhe BE-së po i bëjnë presion Serbisë dhe Kosovës që të miratojnë një plan të paraqitur në mes të vitit 2022, sipas të cilit Beogradi do të ndalonte lobimin kundër një vendi të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara. Kosova do të angazhohej për formimin e një asociacioni të komunave me shumicë serbe. Dhe të dyja palët do të hapnin zyra përfaqësuese në kryeqytetet e njëra-tjetrës për të ndihmuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të pazgjidhura. Por bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve u bllokuan javën e kaluar, me BE-në që fajësoi kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për dështimin në krijimin e asociacionit të komunave.
Kurti, i cili kishte rënë dakord që një asociacion i tillë të kishte vetëm kompetenca të kufizuara, vendimet e të cilit mund të anuloheshin nga qeveria qendrore, akuzoi ndërmjetësuesin e BE-së se ishte në anën e Serbisë për t'i bërë presion atij për të zbatuar vetëm një pjesë të marrëveshjes. Presidenti i Serbisë duket i gatshëm të miratojë planin, duke paralajmëruar nacionalistët rebelë në parlament se Beogradi përndryshe do të përballet me izolim të dëmshëm në Europë.
Zona e veriut të Kosovës ku serbët përbëjnë shumicë është në një mënyrë të rëndësishme një shtrirje virtuale e Serbisë. Administrata lokale dhe nëpunësit publikë, mësuesit, mjekët dhe projektet e mëdha të infrastrukturës paguhen nga Beogradi. Serbët vendas kanë frikë se pasi të integrohen plotësisht brenda Kosovës, ata mund të humbasin përfitimet siç është kujdesi shëndetësor publik falas i Serbisë dhe të detyrohen të hyjnë në sistemin privat të kujdesit shëndetësor të Kosovës. Ata gjithashtu kanë frikë se pensionet do të jenë më të vogla, duke pasur parasysh se pensioni mesatar mujor në Kosovë është 100 euro, krahasuar me 270 euro në Serbi.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Mete pret Ministrin e Deleguar Francez të Tregtisë dhe përfaqësues të bizneseve franceze!
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, priti në një takim zyrtar Ministrin e Deleguar përgjegjës për Tregtinë e Jashtme, Atraktivitetin dhe Francezët......

Vlerësimi i Standard&Poor’s për Shqipërinë – Mete: Tregues i progresit dhe trendit pozitiv të ekonomisë
Agjencia e vlerësimit Standard & Poor’s rishikoi në rritje perspektivën për Shqipërinë, nga e qëndrueshme në perspektivë pozitive, duke konfirmuar vlerësimin......

Ky vend ka më shumë restorante në listën e 'më të mirëve në botë'!
Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet "50 më të mirët në botë" të këtij viti se çdo tjetër. Por......

Humbjet e kartave të kreditit po rriten me ritmin më të shpejtë në pothuajse 30 vjet!
Kompanitë e kartave të kreditit po grumbullojnë humbje me ritmin më të shpejtë në pothuajse 30 vjet, jashtë krizës së madhe financiare, sipas Goldman......

Akademia e Forcave të Armatosura hap programin master në fushën e sigurisë kibernetike – Peleshi: Dega ndjek standardet e NATO-s
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, përmes një njoftimi të publikuar në faqen e tij zyrtare ka bërë thirrje të rinjve të bëhen pjesë e Akademisë së Forcave të......

Pse Spanja është ndër vendet me numrin më të lartë të njerëzve që nuk studiojnë apo punojnë në BE?
Në Spanjë, 17% e popullsisë as nuk studion dhe as nuk punon. Një shifër mbi mesataren e OECD prej 15%. Pra, pse po ndodh kjo? Për vite me radhë, Spanja ka......

Italia “rregullon” taksën e kritikuar mbi bankat - Qeveria i jep mundësinë huadhënësve të rrisin rezervat
Italia do të rishikojë taksën e kritikuar mbi bankat duke u dhënë huadhënësve mundësinë për të rritur rezervat e tyre në vend që të paguajnë taksën. Muajin e......

Industrisë së karburantit i kërkohet të shesë pa fitim! - Objektivi i Macron, shmangia e çmimeve të larta për klientët fundorë
Qeveria franceze do t'i kërkojë industrisë së karburantit të shesë pa fitim në një përpjekje për të zbutur goditjen e çmimeve më të larta ndaj konsumatorëve......