Europa Postuar më 26 Shtator 2023, 11:19

Nën kontroll edhe çmimet e energjisë elektrike - Presidenti francez, Macron premton rezultate deri në fund të këtij viti

Nga SCAN TV
Nën kontroll edhe çmimet e energjisë elektrike - Presidenti

Deri në fund të këtij viti presidenti francez do të ketë kontrollin mbi cmimet e energjisë elektrike në vend. Ky është premtimi publik i Emmanuel Macron, i cili ka zgjedhur të mos japë detaje për hapat që do të ndërmarrë. Kreu i shtetit tha se pronësia shtetërore e ndërmarrjes EDF dhe centraleve bërthamore të Francës do të ndihmonte në arritjen e këtij objektivi. Sipas tij, ka një pikë që është shumë e rëndësishme për konkurrencën e vendit dhe ajo do të bëhet e ditur në muajin tetor.

Pikërisht në këtë moment do të fitohet dhe kontrolli mbi çmimet energjisë elektrike, sqaroi Macron ndërsa prezantoi një plan shumëvjeçar mjedisor. Ai theksoi se ky vendim është i vlefshëm për familjet dhe bizneset ndërsa kontrolli i qeverisë në sektor do të jetë i shtrirë në nivel kombëtar dhe europian.

Një zyrtar i Elysee tha se kjo do të arrihet nëpërmjet një ligji francez për energjinë, për të vepruar për faktin se çmimet e gazit kanë fryrë çmimet e energjisë elektrike në Europë, dhe veçanërisht në Francë, si pasojë e luftës në Ukrainë.

Në një vend që po investon shumë në energjinë bërthamore për të kufizuar emetimet e saj, masat në planin shumëvjeçar të tranzicionit të gjelbër përfshijnë përfundimin e termocentraleve me qymyr në vitin 2027, duke inkurajuar francezët të heqin dorë nga motorët termikë për automjetet elektrike dhe duke promovuar pompat e nxehtësisë si një mënyrë për të ngrohur shtëpitë.

Qeveria kishte thënë tashmë se 7 miliardë euro të tjera do të liheshin mënjanë në projektligjin e buxhetit 2024 për investime miqësore me mjedisin, të financuara duke hequr disa nga lehtësimet tatimore që disa industri marrin për përdorimin e karburanteve fosile.

Macron tha se qeveria do t'i kërkojë industrisë së karburantit të shesë pa fitim dhe do të japë 100 euro ndihmë për punëtorët më të varfër që përdorin automjetin për të shkuar në punë, për të frenuar ndikimin e inflacionit në familje.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 26 Shtator

Sa këmbehen sot valutat kryesore?!

Dollari amerikan ka ruajtur relativisht të njëjtat kuota sikurse edhe një ditë më parë duke u blerë sot me 99.5 lekë dhe duke u shitur me 100.4 lekë sipas......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat