Gushti "vulos" rekord të ri në turizëm - Shqipërinë e vizituan 2 milionë të huaj në një muaj dhe rreth 7,2 milionë në tetë muaj
Shifrat zyrtare vijojnë të konfirmojnë rekord pas rekordi në turizëm. Këtë vit sezoni i verës regjistron shifra që udhëheqin edhe periudhën para pandemisë sa i përket lëvizjes së shtetasve referuar të dhënave për muajin Gusht. Hyrjet e shtetasve të huaj në territorin e Shqipërisë, gjatë muajit gusht të këtij viti, kanë tejkaLuar shifrat e muajit Gusht të shtatë viteve të fundit.
Të dhënat e “Institutit të Statistikave” tregojnë se përgjatë gushtit numri i shtetasve të huaj të cilët kanë hyrë në territonin e vendit tonë janë rreth 2 mln. Krahasuar me të njejtin muaj të një viti më parë ky tregues rezulton të jetë rritur me 18.3%. Nga ana tjetër, referuar hyrjeve gjithsej shohim se numri i tyre është rritur me 16.9% dhe regjistrohen për muajin Gusht rreth 2.8 mln hyrje nga ku 838 mijë janë hyrje nga shtetas shqiptarë.
Rritje e hyrjeve regjistrohet edhe nëse do të flisnim në terma tetëmujorësh. Të dhënat e INSTAT tregojnë se kjo periudhë është shoqëruar me një valë në rritje të lartë të turistëve. Shifrat në harkun kohor të tetë muajve tregojnë se hyrjet gjithsej regjistrohen në 11.7 milion nga ku rreth 7.1 mln janë shtetas të huaj dhe 4.5 mln hyrje nga shtetas shqiptarë. Rritja e hyrjeve gjithsej përgjatë tetë muajve është 26.7%, ndërkohë që hyrjet nga shtetas të huaj po gjatë kësaj periudhe janë rritur me 26.9%.
Nëse i referohemi daljeve nga territori i Shqipërisë, sipas shifrave numri i tyre gjithsej për muajin Gusht është rreth 3 milion dhe ka shënuar rritje me 20.6%. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Gusht 2023 janë 842 mijë. Krahasuar me Gushtin e vitit 2022, ky tregues është rritur me 8.9%. Po të flasim në terma tetëmujorësh numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë është 4.5 milion, duke u rritur me 18.9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në Gusht 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Europës me 1,9 milion shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore, përkatësisht me 40,106 dhe 12,335 shtetas.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Remitancat, vlera rekord në Kosovë - Për 7-mujorin arrijnë në 754 milionë euro, 12% më shumë se një vit më parë
Dërgesat nga emigrantët vijojnë të mbajnë një peshë të rendësishme në ekonominë e Kosovës, sidomos në të ardhurat e familjeve. Këtë fakt e konfirmojnë edhe të......

Nën kontroll edhe çmimet e energjisë elektrike - Presidenti francez, Macron premton rezultate deri në fund të këtij viti
Deri në fund të këtij viti presidenti francez do të ketë kontrollin mbi cmimet e energjisë elektrike në vend. Ky është premtimi publik i Emmanuel Macron, i......

Zhvillohet Ministeriali euro-ballkanik i Ministrave të Ekonomisë nga BE-ja dhe rajoni – Rama: Nevojë për më shumë bashkëpunim!
Ministeriali euro-ballkanik i Ministrave të Ekonomisë nga BE-ja dhe rajoni, u zhvillua sot në Tiranë në kuadër të Procesit të Berlinit, me pjesëmarrjen e mbi......

Cilat vende të BE-së kanë më shumë vende të lira pune dhe cilat pozicione kanë kërkesën më të lartë?!
Pavarësisht nga një rënie në shkallën e vendeve të lira të punës, ka ende shqetësime të vazhdueshme për një mungesë më të madhe të fuqisë punëtore. Tregu i......

Italia, ndihmë ekonomike për familjet e biznesin - Masat e marra arrijnë vlerën 1.3 miliardë euro
Këshilli i Ministrave në Itali, miratoi projektligjin për ndihmën ekonomike për familjet, i cili ka 8 nene dhe masa për një vlerë rreth 1.3 miliardë euro dhe......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?!
Dollari amerikan ka ruajtur relativisht të njëjtat kuota sikurse edhe një ditë më parë duke u blerë sot me 99.5 lekë dhe duke u shitur me 100.4 lekë sipas......

ECOMARE: Një projekt europian që promovon biodiversitetin detar!
Ka dy qendra ECOMARE - Spitali CPRAM është i hapur 24 orë në ditë, gjatë gjithë vitit dhe aty është qendra kërkimore CEPAM, e promovuar nga Universiteti i......

Pse indianët kanë vetëm pak ditë për të kthyer miliarda në kartëmonedha?!
Kartëmonedha me vlerën më të lartë të vendit do të tërhiqet deri në fund të shtatorit - 3 miliardë dollarë nga të cilat janë ende në qarkullim. Kartëmonedha......