Shqipëria Postuar më 26 Shtator 2023, 15:21

“Të 3-fishohet bonusi i bebeve në 180 mijë lekë” - Xhixho, letër qeverisë: Të ndalim shpopullimin duke mbështetur familjet e reja

Nga SCAN TV

Në një kohë që në komisionet parlamentare po diskutohet projektligji që u heq të drejtën emigrantëve për të përfituar nga bonusi i bebeve, Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, njëkohësisht deputetja Erisa Xhixho i është drejtuar me një letër zyrtare qeverisë, ku paraqet propozimin për trefishimin e bonusit të bebes. Me argumentin se Shqipëria po përballet me emigrimin masiv, i cili së bashku me rënien drastike të numrit të lindjeve janë bërë shkaktarë të tkurrjes së popullsisë , Xhixho thekson përkrahja e familjeve që bëhen me fëmijë është emergjencë kombëtare.

Sipas saj, duke i asistuar financiarisht këto familje, mund të përmirësohen kushtet e tyre dhe nga ana tjetër të inkurajohen çiftet e reja për të sjellë në jetë fëmijë.  Në letër thuhet se duke qenë se aktualisht, në Shqipëri, bonusi mesatar për një fëmijë të lindur është 60 000 lekë, propozohet: trefishimi i kësaj shume në 180 000 lekë për çdo fëmijë që vjen në jetë, qoftë ky fëmija i parë apo i dytë, fëmijët binjakë apo më shumë.  Në këtë pikë propozohet heqjea e kategorizimit në bazë të numrit të fëmijëve, kjo pasi kostoja financiare e rritjes së një fëmije është e njëjtë, cilido fëmijë qoftë ai.

Në letër thuhet se kjo politikë synon të rrisë lindshmërinë dhe se në bazë të përllogaritjeve, kostoja totale në buxhetin e shtetit brenda një viti do të jetë afërsisht 4.9 miliardë lekë.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat