Shqipëria Postuar më 26 Shtator 2023, 15:26

Sigurimi nga tërmetet, ndërmjetësit e pasurive pikëpyetje serioze - NAREA: Si do llgaritet kosto? Ç’efekte do ketë në treg? Ç’ndodh nëse s’ka tërmete?

Nga SCAN TV
Sigurimi nga tërmetet, ndërmjetësit e pasurive pikëpyetje

Ndërmjetësit e pasurive të paluajtshme kanë vendosur një seri pikëpyetjesh të forta mbi projektligjin e Qeverisë që parashikon vendosjen e sigurimit të detyrueshëm të apartamenteve nga tërmetet. Shoqata e Ndërmjetësve NAREA i ka depozituar rezervat në faqen zyrtare të konsultimeve publike, ku është aktualisht projektligji i Qeverisë. Që në krye të qëndrimeve të tyre, ekspertët e NAREA theksojnë se vendosja e sigurimit te detyrueshëm duhet te bazohet mbi një metodologji shkencore, e cila bën të mundur që probabiliteti i ndodhisë të jetë real, në një kohë që sot kompanitë e sigurimit ofrojnë paketa, të cilat mbulojnë dëmtimet e pronës nga tërmetet.

Më tej, NAREA thekson se kostot e këtij sigurimi nuk përmenden në projektligj, ndërkohë që kërkojnë informacion nëse ka një vlerësim të një kosto limit të këtij sigurimi?

Po ashtu, raporti shoqërues, sipas ndërmjetësve, nuk përmban si ndihmë një projeksion mbi përllogaritjen e fondit total, kohëzgjatjen e këtij fondi, rishikimet, mekanizmat e vlerësimit ex-post, administrimi i fondit në mungesë së ardhjes së kushtit të sigurimit etj. “Projektligji nuk parashikon situatat kur për një periudhë të caktuar kohe nuk bien tërmete”, nënvizojnë ndërmjetësit e pasurive të paluajtshme, duke pyeur më tej Qeverinë, nëse ka një vlerësim se si ky fond mund te kthehet si përfitim për kontribuesit, kur këta nuk e kanë përdorur për arsyen për të cilën janë siguruar?

Projektligji, sipas ekspertëve të NAREA-s, nuk parashikon apo vlerëson pasojat që sjell ne gjithë tregun apo sektorin e pasurive te paluajtshme rregullimi me një akt rregullativ, metodologjia është tejet e rëndësishme. A ka nje vlerësim se cili do te jete efekti ngadalësues i transaksioneve me pasuritë e paluajtshme, si pasoje e mungesës se këtij sigurimi ne momentin e kryerjes se transaksionit?

Ndërmjetësit kërkojnë gjithashtu që të ketë një zonim të riskut me nivele, certifikim sizmik të zonave dhe ndërtesave, si dhe frekuencës e shpeshtësisë, per efekt llogaritje te primit te sigurimit.

Më tej NAREA ngre pikëpyetje mbi faktin se projektligji nuk ka një vlerësim apo parashikim për amortizimin nga përdorimi apo amortizimi natyror si proces kohor, ndërkohë që veprimtaria e njeriut dhe industrisë përpunuese është lëne plotësisht jashtë si një element qe ndikon dhe ka ndikuar ne zona te caktuara te Shqipërisë.

“Projektligji nuk parashikon disa nga elementet kryesore, si formula e përllogaritjes se primit, elementet baze te saj, si dhe lihen për tu miratuar ne një instance me te vogël jo kaq gjithëpërfshirëse sa parlamenti, si eshte miratimi me VKM, udhëzime ministrore apo urdhera te cilat ne fakt zhveshin nga e drejta subjektive qytetarin me një akt nënligjorë”, konkludojnë ekspertët e pasurive të paluajtëshme.

Lorenc Rabeta/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat