Pengesat për tregun unik të Ballkanit Perëndimor - Ministrat e rajonit listojnë problematikat. Të gatshëm për të ulur barrierat

Pavarësisht se iniciativa për krijimin e tregut të përbashkët të Ballkanit Perëndimor ka nisur që në vitin 2020 si mekanizëm për tu integruar në tregun europian, pas 3 vitesh, ende nuk ka asnjë zhvillim. Gjatë fjalës së tij në forumin e biznesit, Ministri i Financave, Ervin Mete theksoi se ka ardhur koha për të ndërmarrë hapa konkrete që synojnë heqjen e barrierave tregtare, por jo vetëm.
Ndërsa Ministrat e Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi kanë listuar një sërë problematikash që ekzistojnë aktualisht, duke nisur nga tregtia, lejet e punës, kualifikimet si dhe kanë kërkuar që Bashkimi Evropian të jetë më i hapur ndaj Ballkanit Perëndimor.
“Tregu i përbashkët është një sfidë në vetvete. Kosova nuk ka përfituar në shkallen e pritshme nga CEFTA sepse përballet me barriera tregtare, sidomos nga Bosnja dhe Serbia. Nuk njihen dokumentet e eksportit.
“Bizneset duhet të marrin shumë autorizime për të nxjerrë mallrat e tyre jashtë, kualifikimet profesionale, lejet e punës dhe vizat kane probleme dhe kjo qasje nuk është në përputhje me zgjidhjen evropiane.
“Ne për shkak te tronditjeve të brendshme po krijojmë probleme dhe për rajonin. Jemi te gatshëm te heqim të gjitha barrierat dhe t’i zbatojmë ato sipas standardeve dhe rregulloreve te BE. BE duhet të jetë derë e hapur për vendet e Ballkanit. Kërkojmë më shumë sepse mendojmë që ka potencial.
Plani i Veprimit të Tregut të Përbashkët rajonal u miratua në nëntor të vitit 2020 dhe liderët politikë vlerësuan se një integrim i zgjeruar mund të sillte një rritje shtesë prej 6.7 % të PBB-së në rajon.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

“Të 3-fishohet bonusi i bebeve në 180 mijë lekë” - Xhixho, letër qeverisë: Të ndalim shpopullimin duke mbështetur familjet e reja
Në një kohë që në komisionet parlamentare po diskutohet projektligji që u heq të drejtën emigrantëve për të përfituar nga bonusi i bebeve, Nënkryetarja e......

IEA : Kërkesa për lëndë djegëse fosile do të arrijë kulmin së shpejti, por kërkon veprim më të shpejtë!
Kërkesa globale për naftë, gaz natyror dhe qymyr ka të ngjarë të arrijë kulmin deri në vitin 2030, një zhvillim "inkurajues", por "jo aq sa duhet" për të......

Pse europianët paguajnë më shumë për iPhone-ët e tyre se amerikanët?
Apple është i njohur për prodhimin e produkteve me çmime të larta, dhe gama e re e telefonave të tyre nuk është ndryshe. iPhone 15 Pro Max i lançuar së fundmi......

Viktor Orbán pretendon se BE e ka 'mashtruar' Hungarinë lidhur me importet e drithërave të Ukrainës!
Kryeministri Viktor Orbán thotë se vendi u “mashtrua” nga BE-ja kur ra dakord të transportonte grurë ukrainas përmes Hungarisë, pasi dërgesat nëpër Detin e Zi......

Vendet e BE-së bien dakord për uljen e emetimeve të makinave
Rregullorja Euro7, siç dihet, synon të kufizojë emetimet nga automjetet, në vijim të Euro6 aktuale. Shtetet anëtare të Bashkimit Europian kanë rënë dakord për......

Zyra e “Luftës së Vjetër” transformohet në hotel - Shndërrimi në një tempull luksi kushtoi 1.6 miliardë paund
Dikur një pallat për dinastitë Tudor dhe Stuart, selia e operacioneve për liderët ushtarakë si Winston Churchill dhe një ndërtesë ikonike që ishte dëshmitare e......

Gushti "vulos" rekord të ri në turizëm - Shqipërinë e vizituan 2 milionë të huaj në një muaj dhe rreth 7,2 milionë në tetë muaj
Shifrat zyrtare vijojnë të konfirmojnë rekord pas rekordi në turizëm. Këtë vit sezoni i verës regjistron shifra që udhëheqin edhe periudhën para pandemisë sa i......

Remitancat, vlera rekord në Kosovë - Për 7-mujorin arrijnë në 754 milionë euro, 12% më shumë se një vit më parë
Dërgesat nga emigrantët vijojnë të mbajnë një peshë të rendësishme në ekonominë e Kosovës, sidomos në të ardhurat e familjeve. Këtë fakt e konfirmojnë edhe të......