Shqipëria Postuar më 27 Shtator 2023, 15:40

Projektet me ndikim negativ në mjedis - Drafti i ministrisë: Të reduktohet koha e shqyrtimit të raporteve të VNM-ve

Nga SCAN TV

Koha e shqyrtimit të raporteve të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, që paraqiten nga subjektet si detyrim për zbatimin e projekteve do të reduktohet. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik disa ndryshime në vendimin që rregullon procedurat dhe afatet që ndiqen aktualisht në këtë drejtim, duke e justifikuar propozimin me lehtësimin e subjekteve nga procedurat administrative, në kuadër të derregullimit.

Po ashtu, sipas relacionit shoqërues synohen harmonizimi me parashikimet në Kodin e Proçedurës Administrative për shqyrtimin e kërkesave për vlerësimin e ndikimit në mjedis të çdo zhvilluesi që synon të zbatojë një projekt dhe ka detyrimin për t’u pajisur me Deklaratë Mjedisore. Sipas draftit, afati maksimat për dërgimin e vendimit, te zhvilluesi për VNM-të paraprake do të jetë 24 ditë punë, nga 45 ditë kalendarike që ka qenë deri më tani.

Ndërkohë që, për VNM-në e thelluar afati maksimal propozohet të jetë 25 ditë punë, nga 45 ditë kalendarike që është aktualisht.  Lista e projekteve që duhet t’iu nënshtrohen poroicedurabve tëVlerësimit të Ndikimit në Mjedis është e gjatë, duke nisur nga projekte në sektorin e bujqësisë, silvikulturës dhe akuakulturës, industria nxjerrë, energjia, pordhimi dhe përpunimi I metaleve, industria kimike apo industria ushqimore edhe projekte që lidhe me indutrinë tekstike, të lëkurës, drurit, infrastrukutrën apo turizmin, janë gjithashtu të detyruar t’I nënshtrohen këtyre procedurave.

Gjithsesi, në jo pak raste ekspertët e mjedisit kanë ngrirtur shqetësime mbi cilësinë e raporteve të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, çka pasohet me vendimmarrje jo të duhura, në drejtim të minimizimit të impaktit negative në mjedis apo qoftë edhe në ndalim e një sërë projektesh, që nuk do të duhej të zbatoheshin.

Ola Mitre /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat