Rusia do të ndërtojë '12 baza të reja ushtarake në perëndim' në përgjigje të zgjerimit të NATO-s!
Rusia do të krijojë 12 baza të reja ushtarake në perëndim të vendit në përgjigje të kërkesës së Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO. Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu bëri njoftimin të premten, duke thënë se bazat e reja do të jenë në vend "deri në fund të vitit".
Ai tha se "12 baza dhe njësi ushtarake do të vendosen në Distriktin Ushtarak Perëndimor", duke u thënë zyrtarëve të lartë të ministrisë dhe ushtrisë se kishte "një rritje të kërcënimeve ushtarake në kufijtë e Rusisë", duke fajësuar NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara.
Agjencia ruse e lajmeve Interfax raporton se Moska po merr "kundërmasa adekuate" në përgjigje të atyre "kërcënimeve ushtarake" të perceptuara në perëndim. Këtë javë Finlanda dhe Suedia aplikuan zyrtarisht për anëtarësim në NATO, një lëvizje që ishte e paimagjinueshme përpara pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt.
Finlanda ndan një kufi tokësor prej 1300 km me Rusinë, ndërsa ishulli suedez Gotland është strategjikisht i rëndësishëm në Detin Baltik dhe vetëm 300 km nga enklava e militarizuar ruse e Kaliningradit. Rusia po shqyrton mundësinë e lejimit të personave mbi 40 vjeç të regjistrohen në detyrën ushtarake.
Në shenjë të nevojës urgjente të Kremlinit për të forcuar përpjekjet e tij të luftës në Ukrainë, parlamenti rus tha të premten se do të shqyrtonte një projekt-ligj për të lejuar rusët mbi 40 vjeç dhe të huajt mbi 30 vjeç të regjistrohen në ushtri.
Faqja e internetit e Dumës së Shtetit, dhoma e ulët e parlamentit, tha se masa do t'i mundësonte ushtrisë të përdorte aftësitë e profesionistëve më të vjetër. Më parë, vetëm rusët e moshës 18-40 vjeç dhe të huajt 18-30 vjeç mund të lidhnin një kontratë të parë me ushtrinë.
Rusia ka pësuar pengesa të mëdha dhe humbje të rënda të njerëzve dhe pajisjeve në luftën 86-ditore, duke bërë që analistët ushtarakë perëndimorë të thonë se ajo ka nevojë urgjente për të mobilizuar më shumë ushtarë. Duma tha se nisma e planifikuar do ta bënte gjithashtu më të lehtë rekrutimin e mjekëve civilë, inxhinierëve dhe specialistëve të operacioneve dhe komunikimeve.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Shteti aziatik dështon borxhin për herë të parë në historinë e tij!
Sri Lanka ka dështuar në borxhin e saj për herë të parë në historinë e saj, ndërsa vendi po përballet me krizën e tij më të keqe financiare në më shumë se 70......

Ndryshimi i klimës në gjykatë: Fermeri gjerman padit Volkswagen!
Një fermer gjerman ka paditur Volkswagen për dëmin që ndryshimi i klimës po i bën biznesit të tij familjar. Çështja e Ulf Allhoff-Cramer do të dëgjohet në......

Gjykata zvicerane refuzon kërkesat ruse për ndihmë juridike!
Gjykata Penale Federale e Zvicrës ka miratuar dy ankesa nga të pandehurit duke argumentuar se Rusia nuk meritonte ndihmën ligjore në çështjet penale duke pasur......

Prezantohet projekti për Portin e ri të Durrësit, si një ndër shtyllat e vizionit Shqipëria2030!
Projekti për portin e ri të Durrësit u prezantua sot gjatë një takimi të Kryeministrit Rama në zyrën e tij me projektuesit holandezë të kësaj vepre. Sipas......

34 milionë lekë për rrugën e Rinasit! - Pas deklaratave për rrugë të re, planifikohet rehabilitimi i aksit të ish-repartit ushtarak
Zgjidhja që do të ofrojë Autoriteti Rrugor Shqiptar për trafikun që krijohet në rrugën e aeroportit të Rinasit përfshin rehabilitimin e rrugës së ish-repartit......

Gjermania racionon gazin - Industria përgatitet për ndërprerjen e gazit rus!
Bizneset e mëdha në Gjermani po përgatisin një plan për të përdorur një sistem ankandi që do të ndihmonte në racionimin e rezervave aktuale në rast se do të......

Rubla, në nivelin më të lartë ndaj Dollarit - Fuqizimi ndikohet nga kompanitë e fokusuara në eksport!
Monedha kombëtare e Rusisë, rubla fitoi më shumë se 7% kundrejt dollarit të premten, duke arritur nivelet e regjistruara në mars 2018, e nxitur nga kontrollet......

Ulen çmimet e naftës në bursa - Shkak, pasiguria nga rikuperimi i kërkesës për karburant!
Çmimet e naftës ranë të premten pasi investitorët shqetësoheshin se dobësimi i rritjes ekonomike globale dhe politika më e shtrënguar monetare e bankave......