Europa Postuar më 21 Maj 2022, 09:45

Gjykata zvicerane refuzon kërkesat ruse për ndihmë juridike!

Nga SCAN TV

Gjykata Penale Federale e Zvicrës ka miratuar dy ankesa nga të pandehurit duke argumentuar se Rusia nuk meritonte ndihmën ligjore në çështjet penale duke pasur parasysh pushtimin e saj në Ukrainë, tha gjykata.

Ajo përmendi shkeljet e Kartës së Kombeve të Bashkuara nga Rusia, mospërputhjen e saj me Memorandumin e Budapestit mbi garancitë e sigurisë dhe tërheqjen e saj nga Këshilli i Europës dhe nga juridiksioni i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Vendimet nuk janë përfundimtare dhe mund të apelohen në Gjykatën Supreme të Zvicrës. Ato kishin të bënin me raste në të cilat Rusia akuzoi të pandehurit e paidentifikuar për eksporte të paligjshme në Izrael nëpërmjet Zvicrës të materialeve që mund të përdoreshin për të prodhuar armë.

"Kërkesat ligjore dhe ato të zhvilluara nga jurisprudenca në fushën e ndihmës juridike të ndërsjellë ndërkombëtare nuk janë më të pranishme për të qenë në gjendje të besojmë - edhe me garanci diplomatike - se Rusia do të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, veçanërisht në lidhje me të drejtat e njeriut. ”, thuhet në deklaratën e gjykatës.

Prokurorët federalë zviceranë thanë në mars se kishin pezulluar kërkesat për bashkëpunim ligjor nga dhe drejt Rusisë.

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat