Shqipëria Postuar më 21 Maj 2022, 09:41

Prezantohet projekti për Portin e ri të Durrësit, si një ndër shtyllat e vizionit Shqipëria2030!

Nga SCAN TV

Projekti për portin e ri të Durrësit u prezantua sot gjatë një takimi të Kryeministrit Rama në zyrën e tij me projektuesit holandezë të kësaj vepre.

Sipas informacionit të publikuar vepra për të cilën synimi është që të jetë porta hyrëse në Ballkanin Perëndimor po realizohet falë një pune të përbashkët me partnerët shqiptarë. “Infrastruktura e vjetër tashmë e amortizuar e portit aktual, e cila shkakton ndotje dhe kaos në mjedis, do të transformohet falë projektit në një arkitekturë model,” shkruhet në njoftim.

Përmes një filmi të realizuar nga studio holandeze, projektuesit shpalosën vizionin për portin e ritë Durrësit, një vepër madhështore, me impakt të shtrirë në të gjithë rajonin shkruhet në njoftim.

Kryeministri Rama tha se qëllimi ishte pikërisht transformimi i infrastrukturës së vjetër në një port model si një ndër shtyllat e vizionit Shqipëria 2030 ndërkohë që edhe për grupin projektues, ecuria e projektit është premtuese.

E . S / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat