WhatsApp, shërbime falas për bizneset - Biseda të shumëfishta në kohë reale dhe shpejtësi në përgjigje!
WhatsApp po prezanton shërbime falas API të bazuara në renë kompjuterike – CLOUD – në përpjekje për të tërhequr sa më shumë biznese. Lajmi u konfirmua nga kreu i platformës META, Mark Zukerberg.
Shërbimi i mesazheve, i cili ka tërhequr gjithnjë e më shumë përdoruesit nga bota e biznesit, është një nga disa platforma ku pronari i Facebook - Meta ka lançuar më shumë funksione të fokusuara në blerje dhe biznes.
Zuckerberg, duke folur në eventin "Bisedat" e Meta-s, tha se oferta në fjalë nënkupton se "çdo biznes apo zhvillues mund të hyjë lehtësisht në këtë shërbim, të ndërtuar drejtpërdrejt në krye të WhatsApp për të personalizuar përvojën e tyre dhe për të përshpejtuar kohën e përgjigjes ndaj klientëve duke përdorur WhatsApp Cloud – in e sigurtë API
WhatsApp tashmë ka një API, ose një lloj ndërfaqe softueri, për bizneset që të lidhin sistemet e tyre dhe të përfshihen në bisedat e shërbimit ndaj klientit, gjë që sjell të ardhura për Meta.
Meta, e cila bleu WhatsApp për 19 miliardë dollarë në një marrëveshje historike të 2014-ës, tha se bizneset nuk do të jenë në gjendje t'u dërgojnë mesazhe njerëzve në WhatsApp nëse ata nuk kanë kërkuar të kontaktohen.
WhatsApp gjithashtu konfirmoi se po planifikonte të ofronte veçori opsionale me pagesë si pjesë e një shërbimi të ri premium për përdoruesit e aplikacionit të tij të specializuar të biznesit, i cili është i përshtatshëm për bizneset e vogla.
Këto veçori, të cilat janë ende në zhvillim, do të përfshijnë opsione për të menaxhuar bisedat deri në 10 pajisje komunikimi si dhe lidhje të personalizuara për bisedë që bizneset mund t'i postojnë në faqet e tyre të internetit dhe t'i ndajnë me klientët.
SCAN
Sondazh

Italianët dhe “gjuetia” e ofertave - Mes inflacionit dhe pagave të ulta presin gjithnjë uljet!
Inflacioni që po përfshin të gjitha kategoritë e produkteve, kushtëzon rëndshëm zakonet e konsumatorëve italianë të cilët përballen dhe me pagat e ulëta në një......

Bletët në rrezik zhdukje! - BE financon programe për ruajtjen e tyre
“Horizontet e Reja” është një dritarë e posaçme e informacionit kushtuar mjedisit me rastin e Ditës Botërore të Bletarisë, e vendosur nga Kombet e......

Europa përgatitet për 'terr energjetik' - Gjithnjë e më shumë vende marrin masa për mbylljen e gazit rus
Rusia mund të mbyllë rubinetat e gazit si reagim ndaj sanksioneve perëndimore, por dhe Europa është e lodhur nga varësia energjitike nga Putin dhe do të heqë......

Siguria kibernetike - Zinxhiri global i furnizimit me ushqim në rrezik nga hakerat keqdashës
Ekspertët paralajmërojnë se makineritë moderne bujqësore "inteligjente" janë të prekshme ndaj hakerëve keqdashës, duke i lënë zinxhirët e furnizimit global të......

Krijohet dhoma e Tregtisë Shqipëri-Japoni - Drejtuesi Avni Ponari: Zë i fuqishëm në shërbim të biznesit!
Shqipëria dhe Japonia kanë tashmë një dhomë tregtie të përbashkët. Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Japoni do të drejtohet nga Avni Ponari, që mban njëkohësisht edhe......

Projektet për depozitimin e gazit - Miratohen dokumentet, Shuli: Përveç terminalit të Vlorës, i hapet rruga çdo investitori!
Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar 2 dokumente, që plotësojnë kuadrin rregullator për sektorin e depozitimit të gazit dhe i hapin rrugë çdo kompanie për......

“Tërmeti” i Crypto goditi shumë shqiptarë - Eksperti: Rënia e “Luna” këmbanë alarmi dhe leksion, ofronte norma fitimi deri 20%
Tronditja e para pak ditëve që pësoi tregu i kriptovalutave ka prekur një numër të konsiderueshëm shqiptarësh, veçanërisht ata që kishin investuar në monedhën......

Operatorët celularë shtuan fitimet: 240 milionë dollarë xhiro - Të ardhurat në tregun e komunikimeve 350 milionë dollarë, ulen investimet!
Tregu i komunikimeve elektronike e postare u ka siguruar operatorëve të ardhura të konsiderueshme gjatë vitit 2021, në rritje të dukshme në raport me dy vitet......