Operatorët celularë shtuan fitimet: 240 milionë dollarë xhiro - Të ardhurat në tregun e komunikimeve 350 milionë dollarë, ulen investimet!
Tregu i komunikimeve elektronike e postare u ka siguruar operatorëve të ardhura të konsiderueshme gjatë vitit 2021, në rritje të dukshme në raport me dy vitet e mëparshme. Nga raportimet e kryera gjatë vitit 2021 tek AKEP, rezulton se ofruesit e shërbimeve të komunikimeve elektronike raportuan në total rreth 35.4 miliardë lekë të ardhura nga aktiviteti i tyre, afërisht 350 milionë dollarë, shifër kjo më e lartë se ajo e vitit 2020, si edhe vitit 2019 periudha para pandemike.
Sa i përket shërbimeve në tregun e telefonisë, celulare gjatë vitit 2021 operatorët kanë raportuar një xhiro prej 24.5 miliardë lekë, afërisht 240 milionë dollarë, e cila përbën një rritje me rreth 3% krahasuar me vitin 2020.
Peshën më të madhe të të ardhurave e zë Vodafone Albania mobile, me 12,7 miliardë lekë, apo afërisht 127 milionë dollarë. Në vend të dytë u rendit One Telecommunications që realizoi një xhiro vjetore prej 8,6 miliardë lekësh, apo rreth 86 milionë dollarë. Ndërkohë që kompania e tretë, Albtelecom mobile, raporton një xhiro vjetore 3,1 miliardë lekë, afërisht 31 milionë dollarë.
Nga ana tjetër kompanitë celulare kanë ulur investimet për vitin e shkuar. Bazuar në të dhënat e raportuara nga operatorët, rezulton se gjatë këtij viti janë investuar në total rreth 4.6 miliardë lekë, afërisht 46 milionë dollarë.
Ndërsa Të ardhurat nga komunikimet elektronike të raportuara nga ofruesit e shërbimeve nga rrjetet fikse për vitin 2021 tejkaluan vlerën prej 10.9 miliardë lekë, pra, më shumë se 100 milionë dollarë. Kjo përbën një rritje me rreth 15% në krahasim me vitin 2020.
Më shumë se 80% e të ardhurave të këtij tregu gjenerohen nga 7 operatorët kryesorë, konkretisht: • Albtelecom sh.a (34%), • Vodafone sh.a (24%), • ASC (7%).
Bazuar në raportimet e kryera, përgjatë vitit 2021, sipërmarrësit e rrjeteve fikse kanë kryer rreth 2.4 miliardë lekë investime, apo rreth 24 milionë dollarë, të cilat kryesisht kanë si destinacion përmirësimin e aksesit të shërbimeve broadband, ku ndër investimet kryesore është fokusimi drejt zhvendosjes së rrjeteve të transmetimit nga teknologjia DSL drejt teknologjisë me fibër.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Mbështetje për zgjerimin e bletarisë - Krifca: Ligji i ri, vëmendje e shtuar ndaj sektorit
Draftligji për bletarinë tashmë është në fazën finale të konsultimeve dhe pritet që së shpejti të kalojë në Parlament për të ridimensionuar dhe rregulluar......

Mbështetja për “të varfrit”, në varësi të çmimeve - Ibrahimaj: Taksimi mbi të ardhurat, bizneset do kenë mundësi zgjedhjeje
Ministria e Financave do të shikojë mundësinë e zgjerimit në kohë të paketës së mbështetjes për shtresat në nevojë në varësi të ritmit të rritjes së......

“Mbështetje për shtresat në nevojë” - FMN rithekson këshillën kundër një amnistie të mundshme fiskale!
Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka kërkuar qeverisë shqiptare të japë më shumë mbështetje për shtresat në nevojë dhe për ata që janë më të ekspozuar për t’i......

Gjermanët detyrohen të mbyllin macet e tyre në shtëpi ose do të gjobiten deri në 50 mijë euro, por pse?!
Pronarët e maceve në qytetin gjerman Walldorf janë urdhëruar këtë javë që t'i mbajnë kafshët shtëpiake brenda deri në fund të gushtit për të mbrojtur një zog......

Një kompani e vogël po shkatërron energjinë diellore amerikane - Përse?
Një prodhues i vogël i paneleve diellore në SHBA po kërkon tarifa të larta për importet. Kjo kërcënon qëllimet klimatike të administratës Biden dhe industrinë......

‘Koalicioni për Kancerin’ synon të rrisë aksesin ndaj ilaçeve në vendet më të varfra!
Kompanitë farmaceutike duke përfshirë Novartis dhe Roche janë bashkuar me organizatat globale të kancerit në një aleancë që synon të marrë më shumë medikamente......

Ligji i imigracionit në BE: Shifrat e vitit 2021 / Shqiptarët të dytët për më shumë refuzime hyrjeje dhe urdhërime largimesh
Eurostat ka publikuar të dhënat më të fundit mbi zbatimin e legjislacionit të imigracionit në Bashkimin Europian. Referuar të dhënave të publikuar në vitin......

Ukraina merr 530 milionë dollarë grante amerikane dhe britanike nga fondi i Bankës Botërore!
Ukraina ka marrë afërsisht 530 milionë dollarë grante amerikane dhe britanike nga një fond i krijuar nga Banka Botërore për donacione për qeverinë e Kievit pas......