Mbështetja për “të varfrit”, në varësi të çmimeve - Ibrahimaj: Taksimi mbi të ardhurat, bizneset do kenë mundësi zgjedhjeje
Ministria e Financave do të shikojë mundësinë e zgjerimit në kohë të paketës së mbështetjes për shtresat në nevojë në varësi të ritmit të rritjes së çmimeve.
Në një dalje për mediat, Ministria Delina Ibrahimaj bëri me dije se deri në muajin Qershor është aktive paketa aktuale e rezistencës sociale dhe më tej do të vlerësohen nevojat per adresim të mëtejshëm.
E pyetur nga TV SCAN lidhur me ndryshimet në ligjin e të ardhurave, Ministrja theksoi se do të ketë rregullime gjithëpërfshirëse, që nuk lidhen vetëm me taksimin e bizneseve që ofrojnë shërbime.
Ministria bëri me dije sa i takon bizneseve që ofrojnë shërbime kundrejt vetëm një kompanie dhe që do jenë objekt i taksimit progresiv, do të kenë mundësi të zgjedhin midis dy fashave.
Ministrja e Financave bëri një prezantim të përgjithshëm të ecurisë së ekonomisë në 4 muajt e parë të vitit, ku theksoi se pritshmëritë janë që 2022-shi të mbyllet me një rritje ekonomike në 3.2 për qind të PBB.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

“Mbështetje për shtresat në nevojë” - FMN rithekson këshillën kundër një amnistie të mundshme fiskale!
Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka kërkuar qeverisë shqiptare të japë më shumë mbështetje për shtresat në nevojë dhe për ata që janë më të ekspozuar për t’i......

Gjermanët detyrohen të mbyllin macet e tyre në shtëpi ose do të gjobiten deri në 50 mijë euro, por pse?!
Pronarët e maceve në qytetin gjerman Walldorf janë urdhëruar këtë javë që t'i mbajnë kafshët shtëpiake brenda deri në fund të gushtit për të mbrojtur një zog......

Një kompani e vogël po shkatërron energjinë diellore amerikane - Përse?
Një prodhues i vogël i paneleve diellore në SHBA po kërkon tarifa të larta për importet. Kjo kërcënon qëllimet klimatike të administratës Biden dhe industrinë......

‘Koalicioni për Kancerin’ synon të rrisë aksesin ndaj ilaçeve në vendet më të varfra!
Kompanitë farmaceutike duke përfshirë Novartis dhe Roche janë bashkuar me organizatat globale të kancerit në një aleancë që synon të marrë më shumë medikamente......

Ligji i imigracionit në BE: Shifrat e vitit 2021 / Shqiptarët të dytët për më shumë refuzime hyrjeje dhe urdhërime largimesh
Eurostat ka publikuar të dhënat më të fundit mbi zbatimin e legjislacionit të imigracionit në Bashkimin Europian. Referuar të dhënave të publikuar në vitin......

Ukraina merr 530 milionë dollarë grante amerikane dhe britanike nga fondi i Bankës Botërore!
Ukraina ka marrë afërsisht 530 milionë dollarë grante amerikane dhe britanike nga një fond i krijuar nga Banka Botërore për donacione për qeverinë e Kievit pas......

Nafta ngjitet në mbi 111 dollarë - SHBA pritet t’i ndalojë kompanitë të rrisin çmimet e karburanteve!
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pas fitimeve të realizuara gjatë tregtisë amerikane dhe asaj aziatike. Shqetësimet për ngadalësimin e......

Euro zgjeron fitimet përballë Dollarit - Monedha e gjelbër pritet të realizojë javën më të keqe që nga fillimi i shkurtit!
Euro ka vijuar tendencën në rritje edhe në sesionin e sotëm, përballë dollarit, për shkak të rënies së yield-eve të obligacioneve të thesarit amerikan. Në këtë......