Euro zgjeron fitimet përballë Dollarit - Monedha e gjelbër pritet të realizojë javën më të keqe që nga fillimi i shkurtit!
Euro ka vijuar tendencën në rritje edhe në sesionin e sotëm, përballë dollarit, për shkak të rënies së yield-eve të obligacioneve të thesarit amerikan. Në këtë mënyrë, dollari pritet të realizojë javën më të keqe që nga fillimi i shkurtit, por në 14 javët e fundit është rritur me mbi 10%.
Indeksi që mat ecurinë e dollarit përballë gjashtë monedhave kryesore ndërkombëtare është në rënie me rreth 1.5%, në rreth 102.9, ndërsa më herët gjatë këtij muaji u rrit deri në 105, niveli më i lartë që nga janari i vitit 2003. Yieldi i obligacioneve 10-vjeçare amerikane, që merret si bençmark edhe për obligacionet e tjera, preku nivelin më të ulët në 3 javët e fundit, prej 2.772%.
Ndërkohë, franga zvicerane pritet të realizojë javën më të mirë që nga marsi i vitit 2020, ndërsa dollari ka rënë me 2.9% në raport me monedhën zvicerane. Shqetësimet në rritje se Rezerva Federale dhe bankat e tjera qëndrore janë shumë prapa në luftën kundër inflacionit të lartë dhe nevoja për të bërë më tepër nëpërmjet shtrëngimit të politikave monetare, po transmetojnë panik në ekonomi.
Gjithashtu, edhe lufta në Ukrainë nuk po tregon shenja të zgjidhjes, duke zbehur akoma më shumë parashikimin për ekonominë globale dhe stabilizimin e lëndëve të para. Në tregun e kriptovalutave, bitcoin po tregtohet pranë 30 mijë dollarëve, ndërsa ethereum pranë 2 mijë dollarëve.
SCAN
Sondazh

Aksionet europiane rriten ndërsa tregjet globale kërkojnë rimëkëmbje pas një jave të trazuar!
Tregjet europiane ishin më të larta të premten, duke ndjekur fitimet globale ndërsa një tjetër javë tregtare e paqëndrueshme po mbyllet. Stoxx 600......

Europës do t'i duhet të djegë më shumë qymyr ndërsa përpiqet të heqë dorë nga energjia ruse!
Komisioni Europian ka plotësuar detajet e një plani për të rritur kapacitetin e energjisë së rinovueshme të BE-së dhe për të reduktuar varësinë e saj nga......

Fermerët belgë në vështirësi ndërsa thatësira dhe kostot në rritje godasin!
Fermerët dhe mbarështuesit belgë po goditen si nga rritja e kostove ashtu edhe nga thatësira, pasi po ndihet ndjeshëm ndikimi i luftës në Ukrainë dhe moti më i......

Mercedes-i jashtëzakonisht i rrallë i vitit 1955 shitet me çmim rekord botëror në ankand!
Një Mercedes jashtëzakonisht i rrallë ka thyer çmimin rekord botëror për një makinë të shitur në ankand, sipas RM Sotheby's. Mercedes Coupé 300 SLR......

Çmimi i gazit natyror në SHBA rritet njësoj si kërkesa nga Europa – Konsumatorët amerikanë nuk e ndjejnë ende
Çmimet e gazit natyror në Shtetet e Bashkuara kanë arritur nivelin më të lartë të 13 viteve, pjesërisht për shkak të kërkesës së Evropës për burime......

Parlamenti i BE-së: Të nisin bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut!
Parlamenti i Europian i bëri thirrje Këshillit Europian të nisë sa më parë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut bisedimet e anëtarësimit në BE. Në një......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore? – ‘Kërcen’ Franga zvicerane ndërsa valutat e tjera humbasin pikë!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht teksa është blerë këtë mëngjes me 113 lekë dhe është shitur me 114.2 lekë krahasuar me ditën e djeshme......

“Made in Albania”, rritet varësia nga Italia/ Përfaqëson gati gjysmën e eksporteve, Kroacia përfshihet në “top 10”!
Ndërkohë që kriza e çmimeve ka rikonfiguruar dukshëm hartën e importeve të Shqipërisë (kliko këtu), jo e njëjta gjë mund të thuhet për atë të eksporteve,......