Parlamenti i BE-së: Të nisin bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut!
Parlamenti i Europian i bëri thirrje Këshillit Europian të nisë sa më parë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut bisedimet e anëtarësimit në BE.
Në një njoftim për shtyp (19.05) të Parlamenti i BE (PE) bëhet me dije që "në seancë plenare euro parlamentarët miratuan raportin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut (MV)lidhur me progresin e tyre drejt anëtarësimit në BE.” Anëtarët e Parlamentit Europian nxitën gjithashtu Bullgarinë dhe MV të zgjidhin mosmarrëveshjen historiko - kulturore mes tyre pa e lidhur atë me procesin e anëtarësimit të MV në BE.
Shqipëria- partnere strategjike e BE-së
Raporti i PE për Shqipërinë u miratua me votat pro të 519 eurodeputetëve nga 599 syresh të pranishëm në seancën plenare të ditës së enjte. Në njoftimin për shtyp të PE theksohet që „eurodeputetët vlerësojnë orientimin strategjik dhe angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin evropian dhe shprehin mbështetjen e tyre të qartë për transformimin demokratik të vendit dhe aspiratën për anëtarësim në BE."
Isabel Santos, raportuesja e PE për Shqipërinë, citohet të ketë thënë që "Shqipëria mbetet një partnere strategjike plotësisht e besueshme dhe e përkushtuar, që vazhdon të ecë përpara me reformat themelore në lidhje me BE-në dhe po përmbush kushtet për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit. Është e drejtë që Këshilli Europian më në fund të hapë negociatat e vonuara me Shqipërinë. Europa nuk mund të zhgënjejë popullin shqiptar që është përpjekur të zbatojë të gjitha hapat e nevojshme për pranimin. Është koha për të kaluar në negociata formale dhe mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë sa më parë brenda Presidencës Franceze të Këshillit Europian."
Eurodeputetët vunë në dukje se mos hapja e negociatave nga Këshilli Europian, në kushtet kur të dyja vendet kanë plotësuar kushtet e vendosura prej tij „ka dëmtuar reputacionin e BE në sytë e publikut dhe përbën një rrezik për politikën e zgjerimit në tërësi."
Michel: Krijimi Bashkësisë gjeopolitike Europiane
Votimi në PE pro hapjes së bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe MV ndodh në një kohë kur Presidenti i Këshillit Europian, (KE) Charkes Michel, një ditë më parë, të mërkurën, (18.05) propozoi në Bruksel, në Komitetin Social dhe Ekonomik Europian „krijimin e një bashkësie gjeopolitike ku do të përfshihen vendet europiane që ende nuk janë anëtare të BE, që nënkupton edhe vendet e Ballkanit Perëndimor (BP). DW
E . S / SCAN
Sondazh

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore? – ‘Kërcen’ Franga zvicerane ndërsa valutat e tjera humbasin pikë!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht teksa është blerë këtë mëngjes me 113 lekë dhe është shitur me 114.2 lekë krahasuar me ditën e djeshme......

“Made in Albania”, rritet varësia nga Italia/ Përfaqëson gati gjysmën e eksporteve, Kroacia përfshihet në “top 10”!
Ndërkohë që kriza e çmimeve ka rikonfiguruar dukshëm hartën e importeve të Shqipërisë (kliko këtu), jo e njëjta gjë mund të thuhet për atë të eksporteve,......

Balfin Real Estate & Hospitality zyrtarisht në Zvicër, një hap i rëndësishëm për Grupin BALFIN
Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Grupit BALFIN. Themeluar në vitin 2018, Balfin Real Estate & Hospitality vjen si një hub në të cilin janë......

Scholz: BE duhet të rindërtojë Ukrainën - Kancelari gjerman kërkoi në Bundestag një fond solidariteti
Bashkimi Europian duhet të marrë masat për rindërtimin e Ukrainës pas luftës, duke krijuar një fond solidariteti për të ndihmuar në grumbullimin e miliarda......

Pse shumica e CEO-ve po përgatiten për një recesion?!
Humori në mesin e CEO-ve po errësohet. Besimi i tyre ka rënë në nivelin më të dobët që nga fillimi i pandemisë Covid-19, tha Bordi i Konferencës të mërkurën.......

MB i dhuron Doganës Shqiptare 17 makineri të numërimit të vlerave monetare - Zbulojnë kartëmonedha false dhe numërojnë paratë e gatshme
Administratës Doganore Shqiptare i është dhuruar nga zyra e përfaqësimit të HM Revenue & Customs në Amabasadën Britanike, në Tiranë, 17 makineri të numërimit......

Turizmi, jugu rikthehet në “modë”/ Preferencat e vendasve, rritje me 98% në mars, të huajt rrisin interesin për qendrën!
Treguesit statistikorë mbi strukturat akomoduese paraqiten pozitive për muajin Mars 2022, tregojnë shifrat më të fundit nga Instituti i Statistikave. Për këtë......

Caktohen çmimet për bizneset e liberalizuar - Fatura për prillin/S’ka ndryshime për tensionin e mesëm. Ulje e lehtë për klientët e lidhur në 35 KV
Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar çmimet, me të cilat do të faturohen në muajin prill bizneset që kanë dalë në treg të lirë energjie, por që gjithsesi......