Fermerët belgë në vështirësi ndërsa thatësira dhe kostot në rritje godasin!
Fermerët dhe mbarështuesit belgë po goditen si nga rritja e kostove ashtu edhe nga thatësira, pasi po ndihet ndjeshëm ndikimi i luftës në Ukrainë dhe moti më i thatë. Pranvera 2022 ka qenë tashmë një sezon shumë i thatë për prodhuesit në Belgjikë. Kësaj situate i shtohen presionet inflacioniste që ndihen në mbarë botën dhe përzierja është e paqëndrueshme.
Sipas fermerëve vendas mungesa e reshjeve dhe era verilindore që ka fryrë vazhdimisht javët e fundit ka filluar t'i kushtojë shumë.
Në tokë të thatë, plehrat nuk depërtojnë thellë. Pa këtë dhe ujë, rendimentet e të korrave ka të ngjarë të jenë më të ulëta. Thatësira është një goditje e dyfishtë sepse pa prodhimin e foragjereve, ai dhe fermerët e tjerë ka të ngjarë të hasin vështirësi në ushqimin e bagëtive të tyre.
Aktualisht fermerët po përdorim disa nga rezervat e tyre të cilat do të jenë më të vogla kur ata të kenë realisht nevojë për të ushqyer kafshët në dimër.
José Renard, sekretari i përgjithshëm i Federatës Valone të Bujqësisë, tha se është ende herët për të folur për një katastrofë, por situata aktuale me luftën në Ukrainë po i vendos kosto shtesë sektorit.
"Plehrat janë jashtëzakonisht të shtrenjta dhe në kohë thatësire, janë më pak efektive," tha Renard. "Ndërsa ne do të donim të kishim një periudhë kur ky efikasitet të rritet, është e kundërta për shkak të thatësirës. Nëse nesër duhet të përdorim ushqimin për bagëtinë, mund të jetë edhe jashtëzakonisht i shtrenjtë."
Belgjika nuk është i vetmi vend në Europë i prekur nga thatësira. Franca, për shembull, pritet të ketë majin më të nxehtë në histori, duke treguar për një verë të thatë.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Mercedes-i jashtëzakonisht i rrallë i vitit 1955 shitet me çmim rekord botëror në ankand!
Një Mercedes jashtëzakonisht i rrallë ka thyer çmimin rekord botëror për një makinë të shitur në ankand, sipas RM Sotheby's. Mercedes Coupé 300 SLR......

Çmimi i gazit natyror në SHBA rritet njësoj si kërkesa nga Europa – Konsumatorët amerikanë nuk e ndjejnë ende
Çmimet e gazit natyror në Shtetet e Bashkuara kanë arritur nivelin më të lartë të 13 viteve, pjesërisht për shkak të kërkesës së Evropës për burime......

Parlamenti i BE-së: Të nisin bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut!
Parlamenti i Europian i bëri thirrje Këshillit Europian të nisë sa më parë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut bisedimet e anëtarësimit në BE. Në një......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore? – ‘Kërcen’ Franga zvicerane ndërsa valutat e tjera humbasin pikë!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht teksa është blerë këtë mëngjes me 113 lekë dhe është shitur me 114.2 lekë krahasuar me ditën e djeshme......

“Made in Albania”, rritet varësia nga Italia/ Përfaqëson gati gjysmën e eksporteve, Kroacia përfshihet në “top 10”!
Ndërkohë që kriza e çmimeve ka rikonfiguruar dukshëm hartën e importeve të Shqipërisë (kliko këtu), jo e njëjta gjë mund të thuhet për atë të eksporteve,......

Balfin Real Estate & Hospitality zyrtarisht në Zvicër, një hap i rëndësishëm për Grupin BALFIN
Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Grupit BALFIN. Themeluar në vitin 2018, Balfin Real Estate & Hospitality vjen si një hub në të cilin janë......

Scholz: BE duhet të rindërtojë Ukrainën - Kancelari gjerman kërkoi në Bundestag një fond solidariteti
Bashkimi Europian duhet të marrë masat për rindërtimin e Ukrainës pas luftës, duke krijuar një fond solidariteti për të ndihmuar në grumbullimin e miliarda......

Pse shumica e CEO-ve po përgatiten për një recesion?!
Humori në mesin e CEO-ve po errësohet. Besimi i tyre ka rënë në nivelin më të dobët që nga fillimi i pandemisë Covid-19, tha Bordi i Konferencës të mërkurën.......