Bota Postuar më 20 Maj 2022, 11:24

Ukraina merr 530 milionë dollarë grante amerikane dhe britanike nga fondi i Bankës Botërore!

Nga SCAN TV

Ukraina ka marrë afërsisht 530 milionë dollarë grante amerikane dhe britanike nga një fond i krijuar nga Banka Botërore për donacione për qeverinë e Kievit pas pushtimit të Rusisë, tha ministria e financave.

SHBA-ja dhuroi rreth 500 milionë dollarë dhe Britania 24 milionë paund (30 milionë dollarë) dhe paratë tashmë kishin mbërritur në buxhetin e shtetit, thuhet në deklaratën e ministrisë së financave të enjten vonë.

“Këto fonde do të drejtohen për sigurimin e shpenzimeve urgjente sociale, humanitare dhe shëndetësore, si dhe për mbështetjen e personave të zhvendosur brenda vendit”, thuhet në deklaratë.

Senati i SHBA miratoi gati 40 miliardë dollarë ndihmë shtesë për Ukrainën të enjten dhe Grupi i Shtatë ekonomive të avancuara ra dakord t'i sigurojë Ukrainës mbi 18 miliardë dollarë fonde.

E . S / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat